Anëtarësimi në BE mbetet përcaktimin strategjik

Picture of INA
INA

01/11/2024

Është po aq e rëndësishme të theksohet se prioritetet janë të harmonizuara me Agjendën Reformuese, pra të gjitha dokumentet janë të ndërlidhura mes veti, në mënyrë që të përmirësohen rezultatet dhe sinergjia në fushat prioritare, tha ministri Orhan Murtezani

Shkup, 1 nëntor – Raporti i Komisionit Evropian duhet të analizohet në kontekst të raporteve të tjera që kemi marrë këtë vit – pra Skrining raportet për secilin prej Klasterëve, si dhe Agjendën Reformuese për vitin 2024-2027 të miratuar së fundmi, Udhërrëfyesit për Sundimit e së drejtës dhe reforma e administratës publike, si dhe dokumente të tjera relevante. Është po aq e rëndësishme të theksohet se prioritetet janë të harmonizuara me Agjendën Reformuese, pra të gjitha dokumentet janë të ndërlidhura mes veti, në mënyrë që të përmirësohen rezultatet dhe sinergjia në fushat prioritare. Kështu ka thënë ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani gjatë prezantimit të Raportit të progresit së bashku me euroambasadorin Mihalis Rokas.

“Në fillim, më lejoni të shpreh mirënjohjen time ambasadorit të BE-së, Mihalis Rokas, dhe ekipit të tij për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre në zbatimin e proceseve të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Pakoja për zgjerimin e Komisionit Evropian për vitin 2024, e cila përbëhet nga Strategjia për Zgjerim dhe raportet individuale për secilin vend kandidat, u publikua më 30 tetor të vitit 2024. Raporti mbulon periudhën nga 15 qershori i vitit 2023 deri më 1 shtator të vitit 2024, dhe si gjithmonë, paraqet pasqyrë objektive të gjendjes dhe progresit të reformave, duke ofruar përmbledhje të detajuar të përgatitjes dhe progresit të përgjithshëm në krahasim me vitin e kaluar”, tha Murtezani, ndërsa shtoi se të gjitha këto dokumente paraqesin bazë të shkëlqyeshme për definimin e prioriteteve reformuese të shtetit në periudhën e ardhshme dhe janë bazë për punën e Qeverisë, Kuvendit, administratës, por edhe dhe për të gjithë faktorët e tjerë shoqërorë, në mënyrë që të intensifikohet dinamika e procesit të integrimit.

“Ministria për Çështje Evropiane, si për çdo Raport të mëparshëm, edhe këtë vit bëri analizë fillestare të vlerësimeve të Komisionit Evropian në Raportin. Kualifikimi më i thjeshtuar gjatë leximit të Raportit është se ka progres edhe në vitin e kaluar, ashtu edhe në përgatitjen e përgjithshme, pra ka prirje të lehtë në rritje. Vlerësimi i përgjithshëm i gatishmërisë së vendit për vitin 2024 është “nivel i mirë i përgatitjes” (3.22 krahasuar me 3.13 në vitin 2023), dhe ai është solid dhe konstant krahasuar me shumë vite më parë. Në lidhje me vendet tjera kandidate të rajonit, do të theksoja se niveli ynë i gatishmërisë është më i larti, që është edhe një tregues tjetër se Maqedonia e Veriut jo vetëm që është e përgatitur për negociatat e aderimit, por analiza krahasuese tregon se kemi progres të akumuluar”.

Ministri tha se sipas klasterëve, ka pasur gjithashtu përmirësim të gatishmërisë për Klasterin 1, krahasuar me vitin e kaluar, gjë që është pozitive nëse merret parasysh se ky është Klasteri i parë që duhet të hapet. Nivel të kënaqshëm të përgatitjes ka edhe te Klasterët 3, 4 dhe 6, përderisa nevojiten më shumë përpjekje për harmonizimin e mëtejshëm në Klasterëve 2 dhe 5. “Nga aspekti i progresit të realizuar, po shënohet një trend i vogël përmirësimi, krahasuar me vitin e kaluar (2.82 krahasuar me 2.76 në 2023). Sigurisht, duhet patur parasysh se nota mesatare bazohet në notat për 43 fusha, pasi që këtu përfshihet puna e Kuvendit, zgjedhjet, qeverisja, shoqëria civile, por edhe fushat e veçanta të kapitujve 23 dhe 24, të cilat vlerësohen veçmas. Kjo tregon se pavarësisht të gjitha sfidave me të cilat përballemi, veçanërisht nëse merret parasysh se në periudhën që përfshihet me Raportin ka pasur tre Qeveri, megjithatë mund të konstatojmë se kemi një vazhdimësi të qëndrueshme në gatishmërinë e përgjithshme të vendit, që është një konfirmim se mbetemi në përcaktimin strategjik për anëtarësim në BE dhe duhet të jetë një nxitje më shumë për të gjithë ne për të realizuar reformat e nevojshme”.

TË FUNDIT

Bajrami : Nuk është e vërtetë se të dyshuarin për zjarrvënie të veturës sime dhe veturave tjera e kam familjarë

Kualiteti i karburanteve nën llupë, do të ashpërsohen kontrollet në Maqedoni

Nazif Destani shqiptari më i pasur në botë, e thotë Chat GPT, pas tij, Zamir Mane dhe Behgjet Pacolli

IGFM: Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me kriza ndër-etnike dhe institucionale, nevojitet ndërhyrje urgjente

Fetai: Do ta rikthejmë besimin e qytetarëve në gjyqësor

Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare, do të mbahen më 11 maj 2025

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË