Anëtarësimi në BE/ Osmani: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, gati për hapjen e kapitujve të parë të negociatave

INA
INA

17/01/2024

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për hapjen e kapitujve të parë të negociatave pa asnjë hezitim”, kështu është shprehur ministri për Punët e Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani.

Në një konferencë të përbashkët për mediat në kuadër të viiztës zyrtare të ministrit Hasani në Maqedoninë e Veriut, Osmani ka deklaruar se qytetarët e dy vendeve janë të padurueshëm për të marrë më shumë nga Evropa.

Bujar Osmani: Të dy vendet në mënyrë aktive kanë zhvilluar negociata, të cilat përfunduan me sukses procesin e “Screening”. Të dy vendet morën nota të mira dhe janë gati të hapin kapitujt e parë të negociatave pa asnjë hezitim. Jemi vende që kemi zbatim të lartë të akisë evropiane në legjislacionin e brendshëm, vende që janë gardianë të vlerave të qytetërimit perëndimor këtu në Ballkan dhe qytetarët më të drejtë janë të padurueshëm për të marrë më shumë nga Evropa tani, për të marrë hapjen e kapitujve, që do të thotë një prani më madhe të Evropës këtu në vend si dhe më shumë integrim tani, përpara edhe anëtarësimit të plotë.

Gjatë fjalës së tij, ministri Osmani ka deklaruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Evropë është edhe çështje sigurie, teksa ka bërë thirrje që Evropa të forcojë praninë e saj në rajon.

Bujar Osmani: Kjo është mënyra më e mirë dhe efektive dhe për reformë thelbësore të të gjithë sistemit, nëpërmjet forcimit të ciklit të investimeve, rritjes së të ardhurave. Gjithashtu është edhe çështje sigurie, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Evropë, është çështje e politikës së sigurisë. Evropa të forcojë praninë e saj në rajon dhe në politikat e brendshme në Ballkanin Perëndimor.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

shqiper kosov

Filloi zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që e lidh Kosovën me Shqipërinë

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

pompa-benzines-derivatet-naftes

Lirohet çmim i naftës, shtrenjtohet çmimi i benzinës në Maqedoni

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Përpos liderëve këto janë emrat e disa kandidatëve për deputetë që po kalkulohen në Nj.6 zgjedhore?!

INFO

NA NDIQ