Letër e hapur,
Deri te kryetari i BFI-së Reis ul ulema Hafiz, haxhi, Shaqir Fetahi
I nderuari kryetar
Ne, si anëtar të këshillave të disa xhamive të qytetit të Strugës dhe fshatrave kërkojm nga ju që të merrni masa deri tek muftiu i Strugës Adi Ef. Murtishi, tek arkatari i muftinisë dhe operativa, qe të mos i fshehin donacionet por të jenë më transparent rreth aksionit humanitar per ndihmë ndaj Jabllanicës në Bosnje dhe Hercegovine duke i cekur donacionet per çdo xhami ne veçanti.
I nderuar kryetar,
Nga informatat që i kemi ne si anëtar të këshillave të xhamive muftinia e Strugës i ka fsheh, pra nuk i ka paraqit të gjitha mjetet e tubuara, vlerën që e ka paraqitur muftinia në Facebook me date 23/10/2024 në vlerë prej 5725 euro është shumë pak në krahasim me vlerën reale, 5725 jan tubuar vetëm në disa xhami…..
I nderuari kryatar,
Anëtarët e këshillave të xhamive, në baz të informatave që i kemi nga këshillat e thuajse të
secilës xhami dyshojm se operativa e muftinis nuk i ka tregu krejt mjetet e tubuara dhe kërkojm
nga ju të merren masa deri tek muftiu Adi Ef. Murtishi që donacionet e dorzuara nga banorët e
Strugës dhe rrethinës për në Bosnje dhe Hercegovinë të arrin për at cilë për të cilin jan donuar dhe jo të mbeten për operativën e muftinis të Strugës.
Ne kerkojm nga ju që të intervenoni dhe te merren masat e duhura deri tek muftiu i Strugës dhe
operativa e muftinis të paraqesin në mënyrë transparente detajet sa më shpejt që të jet e
mundur, për ndryshe rastin do ta paraqesim në media dhe mediume , në prokurori, në
inspektoriatin e financimit, me fakte për secilën xhami sa donacion jan tubuar dhe sa është
shuma totale ndihmave të tubuara.
Ne gjithashtu do ti informojm edhe anëtarët e rijasetit, muftinit, bashkësin islame në Bosnjë dhe Hercegovinë se ndihmat e tubuara në Strugë nuk ju kan arrit atyre të gjitha por vetem një pjes sa e kan par të arsyeshme muftiu i Strugës me operativen e tij.
Ne mendojm një veprim i këtillë i operativës të muftinis është i turpshëm, me çfar ndërgjegje do
ju kërkojm ne xhematit ndihma në të ardhmen dhe si do presim mbështetjen e xhematit ?
Kërkojmë që urgjentisht te paraqitet pasqyra e secilit xhemat dhe xhami sa kan dhuruar me
rastin e Bosnjës.
Shpresojm të intervenoni dhe te merren masat e duhura…/ Pa Censurë