Anëtarët e një dege i bëjnë “bllok” dyja krahëve të Lëvizjes BESA, ja kush janë?!

Sonte në prezencë të komisionit për organizim të kongresit të Lëvizjes BESA,, kuvendi i degës së komunës së Tearcës ka zgjedhur edhe kandidatët të cilët do jenë përfaqësues në kongresin e 24 Shkurtit. Pjesëmarrës në këtë kuvend kanë qenë nga të gjitha vendbanimet shqiptare përpos antarëve të Nerashtit, vendbanim ky që ka pasur mbi 50% të numrit të votave të Lëvizjes BESA në Komunën e Tearcës.

Bojkotimi i aktiviteteve vjen pas përçarjeve në Lëvizjen BESA, dhe siç mëson Tetova1, antarët e Nerashtit kanë vendosur ta bojkotojnë të dy krahët e partisë pra nuk do marrin pjesë në asnjërin kongres të asnjërit grup.

Lëvizja BESA në të gjitha vendbanimet tjera të komunës së Tearcës ka pasur rezultatet të dobëta, dhe me shkëputjen e Nerashtit në bazë të numrit të votave mbetet e fundit nga partitë shqiptare në Komunën e Tearcës.