Angela Martini “harron” modelingun për pak kohë

Duket se për pak kohë modelja shqiptare superseksi, Angela Martini, e cila në dhjetor të vitit të kaluar u martua, do të shijojë jetën e saj të re duke “harruar” modelingun.

Shumë aktive në rrjetet sociale, Angela publikon shpesh video apo foto nga momentet e udhëtimit të saj me bashkëshortin, Dragosin.

Në fotot e publikuara modelja shqiptare shfaqet më në formë se kurre, forma të cilat përshtaten sigurisht edhe me ambientet mjaft luksoze, të cilat modelja i ka zgjedhur për të kaluar muajin e saj të mjaltit. /Infokusi/

https://www.instagram.com/p/Bd2rGC-HIpo/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy