Ish-kancelarja Merkel u nderua me medaljen më të lartë të Gjermanisë, Kryqin e Madh të Urdhërit Federal për Merita. A është ky vendim i drejtë?
Deri më sot në Gjermani janë nderuar me Urdhrin e Meritës më shumë se 260,000 vetë. Por Angela Merkel është personi i tretë që nderohet me shkallën më të lartë të Urdhrit të Meritës për qytetarët gjermanë: Kryqin e Madh.
Ky çmim i rëndësishëm u është dhënë “gjermanëve dhe të huajve për arritje në fushat politike, ekonomike, sociale apo intelektuale” që nga viti 1951.
Dy paraardhësit e saj ishin gjithashtu kancelarë dhe i përkisnin të njëjtës parti konservatore si Merkel, Unionit Kristian Demokrat. Konrad Adenauer, kreu i parë i qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, e mori Kryqin e Madh për integrimin ekonomik dhe politik të Republikës Federale në Evropën Perëndimore në vitin 1954.
Helmut Kohl, i cili hapi rrugën për ribashkimin e Gjermanisë dhe luajti rol vendimtar për futjen e euros si monedhë në vend të markës gjermane, u nderua në vitin 1998./DW