Angelina rrëfen si është jeta pa Brad Pitt-in

0

Angelina dhe Brad Pitt i dhanë fund rreth 3 vite më parë, por nuk ka ende një divorc për të finalizuar gjithçka. Në intervistën bërë së fundmi për Harper’s Bazaar, Jolie rrëfeu gjatë si ka qenë jeta e saj këtë periudhë dhe si fëmijët e kanë ndihmuar për të ecur para.

Ylli i kinemasë, tha se pas gjithçkaje ende ka mbetur “shpirt i lirë”! “Trupi im ka kaluar nëpër shumë gjendje këtë dekadë, veçanërisht gjatë 4 viteve të fundit. Sot, kam shenja të dukshme dhe të padukshme nga ajo periudhë. Ato që s’duken janë më të vështirat për t’u luftuar. Jeta merr shumë kthesa. Disa herë je ti ajo që lëndohesh, sheh ata që do tek vuajnë dhe s’mund të jesh aq e lirë dhe e hapur sa zemra do të donte të ishte. Nuk është as i ri, as i vjetër, por ndjej gjakun të rikthehet në trupin tim.”- shprehet Jolie dhe përmes gjithë këtij teksti të ngritur mbi metafora, përshkroi pak a shumë si ka qenë jeta pas ndarjes nga Pitt. Teksa fliste për fëmijët, Angelina shtoi se i inkurajon të udhëtojnë dhe të eksplorojnë botën. Aktualisht, ajo vetë ka ndaluar së bërë këtë, për shkak të situatës që ka me Brad. “Do doja shumë të jetoja jashtë dhe do të jetoj sapo fëmijët e mi të mbushin 18 vjeç. Tani, duhet të jem pranë vendit ku i ati i tyre zgjedh për të jetuar.”