Angellovska: Janë lëshuar mbi 100 mijë kartela pagesore vendore në vlerë prej nëntë milionë eurove

0

Mbi 100.000 kartela pagesore vendore me vlerë prej nëntë milionë eurove janë lëshuar për qytetarët, njoftoi ministrja e Financave, Nina Angellovska në profilin e saj në Fejsbuk.

Ajo shtoi se numrat amë të qytetarëve që kanë parashtruar ankesa u janë dërguar institucioneve që kontrollojnë nëse i plotësojnë kushtet e përcaktuara në Dekret.

“Pas kontrollimeve të kryera, do të informojmë për qytetarët, ankesat e të cilëve janë pranuar dhe të njëjtat do të shtohen në listën e qytetarëve të cilëve u takon mbështetja dhe shpërndahen në mënyrë të duhur në bankat lëshuese”, deklaron ministrja.

Bankat, siç qëndron në njoftim, po punojnë me shpejtësi në shtypjen dhe lëshimin e #ДомашнаПлатежнаКартичка. Deri më tani, më shumë se 250.000 kartela janë personalizuar dhe shtypur. Deri në fund të javës, të gjitha kartelat e paraqitura në listën fillestare do të shtypen. Nga java e ardhshme, kartelat pritet të shtypen pas ankesave të marra.

“Të gjithë ata që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në Dekret, do të marrin ndihmë financiare përmes kartelës pagesore vendore”, shkroi Angellovska në FB.