Trajneri i Maqedonisë pas shortit, ka këtë mesazh për Kosovën

0

Seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut në futboll, Igor Angellovski, ka komentuar shortin e sotëm në Nyon të Zvicrës. Ai tha se shorti nuk ishte në anën e tyre, por shpreson të kenë fat në ndeshje. “Shorti nuk ishte në anën tonë, pasi finalja do të luhet në Gjeorgji ose Bjellorusi, megjithatë për t’u plasuar atje duhet patjetër të mendojmë për ndeshjen e parë”, deklaroi Angellovski. “Për ne ndeshja më e rëndësishme është Kosova, ku duhet të jemi maksimalisht të përgatitur. Ndërsa, sa i takon finales, mendoj se është pak me rëndësi, ngase motivet janë të mëdha. Nëse s’patëm fat në short, pres të kemi fat në ndeshje”, përfundoi Angellovski. Ai në Nyon është takuar me selektorin e Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.