Angelov: Nuk është e mundur që të shuhet një zjarr nëse mbi të nuk shkel çizmja e një zjarrfikësi

INA
INA

09/10/2023

Gjendja me zjarrin në ambiente të hapura është jashtëzakonisht alarmante. Vetëm gjatë ditës së djeshme (08.10.2023) ka pasur 60 zjarre. Pavarësisht shuarjes intensive të ditës së djeshme, 6 zjarre në ambiente të jashtme janë djegur gjatë gjithë natës dhe janë ende aktive, njofton njeriu i parë nga QMK, Stojançe Angelov. Ai shtoi se gjatë fundjavës duke filluar nga e premtja, bashke me të shtunën dhe të dielën ka pasur gjithsej 116 zjarre në ambiente të hapura.

Gjatë shtatorit janë regjistruar 778 zjarre në ambiente të hapura nga të cilat 43 janë shujtuar shuar me avion.

“Reshje të mëdha nuk kemi pasur për një kohë të gjatë tani më dhe nuk pritet të ketë edhe për 10 ditë tjera, bimësia është jashtëzakonisht e thatë, dhe temperaturat ditore janë ende të larta, zjarrfikësit dhe pilotët janë të rraskapitur”.

Ju bëj thirrje të gjithë kryeartët të komunave që të ndjekin procedurat ligjore dhe të thërrasin pilotët vetëm kur ato të kenë provuar ti shuajnë vetë zjarrin ose të kenë provuar gjithë mënyrat e mundshme. Zjarret nuk janë shuar nga ajri me traktor dhe helikopter pa mbështetje e zjarrfikësve nga toka. Nuk është e mundur që të shuhet një zjarr nëse mbi të nuk shkel çizmja e një zjarrfikësi” theksoi Angelov.

Numri i avionëve është i kufizuar ndërsa numri i zjarreve çdo ditë është më i madh. Për momentin ka 6 zjarre aktive nga të cilat 4 prej tyre janë më të mëdha dhe më të rrezikshme. Deri në mbrëmje do të ketë shumë të tjera. Dua të theksoj se edhe zjarri më i vogël mund të kthehet në një zjarr të madh në çast, i cili kërcënon jetën, shëndetin dhe pronën e njerëzve, theksoi drejtori i QKM-së.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ali-ahmeti-sllupcan

Tropoja e shpallë “Qytetar Nderi” Ali Ahmetin

IMG_6975

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

ZHAKU

Jo bashkëshorti, ja kush është fajtor për vrasjen e Liridonës sipas Zhakut

Liridona ademaj

Detaje të reja për vrasjen makabre, Granit Plava sillej në oborrin e restorantit ku po darkonin Liridona dhe Naimi, rrugës ndërruan veturat

Talat Xhaferi3

Xhaferi: Autoritetet ta zbardhin deri në fund rastin me Vanjën

ndertim

Në Maqedoni hipotekat ulen, ndërtimet dhe kreditë nuk ndalen

vrasesit vanja palevski

Palevski kishte disa akuza penale

IMG_6973

Ky është babai i 14 vjeçares së vrarë në Shkup duke e sjellur në gjykatë

IMG_6974

“Me pas ditë që e ka bo djali jem atë ditë, ai sot s’ish gjallë” – Babai i Naim Murselit flet pasi arrestimit të djalit të tij(VIDEO)

INFO

NA NDIQ