Anglezët tentuan të shënojnë gol kur kroatët ishin duke festuar, po ia huqin totalisht

0

Kombëtarja e Kroacisë mbrëmë ka fituar ndaj Anglisë me rezultatin 2-1 për të arritur në finale të Kupës së Botës.

Kroatët gjetën golin e fitores në minutën e 109’të të takimit, kur Mario Mandzukic shënoi në portën e Jordan Pickford, shkruan GazetaBlic

Kur kombëtarja e Kroacisë shënoi gol të gjithë lojtarët festuan me Mario Mandzukicin, përveç Danijel Subasic i cili po ruante portën e tij.
Ky veprim i Subasic doli të jetë i mirë, pasi anglezët filluan lojën duke mos pritur kroatët që të rikthehen në fushën e blerë.

Mirëpo sipas rregullave të FIFA-s, kur një lojtar i ekipit që ka shënuar gol ndodhet në fushë, atëherë loja nuk guxon të rifillojë. Kjo gjë ndodhi edhe dje, kur Cakir ndaloi lojën kur anglezët tentuan të shënojnë golin e brarazimit.

Franca dhe Kroacia do të luajnë në finale të dielën, kurse Belgjika dhe Anglia do të takohen të shtunën për të luajtur për vendin e tretë.

Komentet

komentet