Angli/ Kreu vetëvrasje në anijen hotel, zbulohet identiteti i shqiptarit

ina-online
ina-online

18/12/2023

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu solli detajet e para për vetëvrasjen në anijen hotel në Angli të një emigranti shqiptar.

Këtë të hënë gazeta “Daily Telegraph” shkuan se ai është 27- vjeçari nga Manëza e Durrësit, Leonard Farruku.

Në bisedën e fundit me të afërmit thuhet në artikull, Leonardi kishte thënë se kushtet në anijet hotel ishin të mira por rojet e sigurisë i trajtonin emigrantët si kafshë.

E motra e Leonardit e cila jeton në Itali ka deklaruar se “do të gjejë qetësinë vetëm atherë kur të mësojë të vërtetën se çfarë ndodhi atë natë me vëllanë në anijen hotel Bibby Stockholm”.

Sipas saj ai mbërriti në Angli me ëndrrën për një punë më të mirë dhe më e rëndësishmja të fitonte leje qëndrimi përgjithmonë në Angli.

Dhe për t’ja arritur këtij qëllimi ka theksuar ajo, ai iu bind kërkesës së Home Office për të shkuar për t’u akomoduar në atë anije.

Kjo anije hotel u mor me qira nga qeveria angleze për të zbutur koston ditore prej 8 milion azilantëve mbërritur gjatë dy viteve të fundit në Angli me gomone mes tyre 12.800 shqiptarë.

Për ngjarjen tragjike të vetëvrasjes së Leonard Farrukut një zënës i Home Office tha se:

“Ky ishte një incident tragjik dhe ngushëllimet tona shkojnë me të prekurit. Mirëqenia e personave nën kujdesin tonë ka një rëndësi parësore dhe ne marrim përgjegjësinë tepër seriozisht për këtë. Kjo ngjarje është duke u hetuar nga policia dhe mjekësia ligjore në analizimin e fakteve e rrethanave të kësaj vdekje”.

Top Channel

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2024-02-26-00-40-56-655_com.facebook.katana-edit

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

punetoret-800x445

Si e humbi jetën mërgimtari 43 vjeçar në Itali

protesta-nju-jork2

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re : Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

shtetesia amerikane lotaria

Tarifat e aplikimit për shtetësi amerikane do të rriten për herë të parë në 8 vjet

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

policia gjermane gjermani

41-vjeçarja nga Maqedonia goditet me thikë nga burri i saj në Gjermani në sy të djalit të saj të mitur

supermarketet-800x445

Në të ardhmen, Coopi zviceran do të shesë perime nga Shqipëria

zvicer-policia

Shtetasi i Maqedonisë dëbohet nga Zvicra

femijet mergimtare greqi diaspora

Mimoza Hysa: 8 milionë folës të shqipes që jetojnë jashtë vendit, domosdoshmëri ruajtja e gjuhës shqipe

INFO

NA NDIQ