Anglia e siguron kalimin në fazën e nokautit

Kombëtarja e Anglisë ende pa e luajtur ndeshjen e tretë ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në “Euro 2020”.Rezultatet e katër ndeshjeve të sotme kanë bërë që Anglia të jetë në 1/8 e finales.“Rezultatet e së hënës nënkuptojnë se Anglia e ka të garantuar vendin në fazat nokaut të Euro 2020”, ka njoftuar Federata angleze.

Anglia të martën do të takohet me Çekinë në Grupin D, që kanë nga katër pikë.