Anglia rezulton shumë e fortë për Italinë dhe arrin ta mund në Wembley ne shifrat 3-1. Edhe pse u krijua iluzioni që “Axurrët” mund të bënin diçka, ose të paktën të mos dilnin pa pikë nga ky takim gjithçka u shua shpejt.
Skamaka ishte autori i golit të parë dhe të vetëm për skuadrën e Spaletit duke krijuar idenë se nuk do të ishte e thjeshtë për Anglinë kjo ndeshje.
Megjithatë Brenda 45 minutave të para një penallti e fituar nga Belingam u shndërruar në gol nga Herry Kane i cili çoi shifrat në 1-1.
Me këtë barazim u mbyll pjesa e parë ndërkohpë në të dytën është skuadra e Southgate që kalon në avantazh në minutën e 57-të me sulmuesn e United, Rashford, 2-1.
E hedhur e tëra në sulm për të shpëtuar humbjen skuadra e Italisë pëpson edhe golin e tretë në minutën e 77-të me autor sërish Herry Kane, goli i tij i 30 në 32 ndeshje me përfaqësuesen.
Pas ndeshjeve të 6-ta Anglia kualifikohet pë rnë finalet e Europianit Gjermani 2024, pasi është në krye të grupit me 16 pikë e ndjekur nga Ukraina me 13 e cila ka një ndeshje më tepër, dnërkohë që Italia zbret e treta e 10 pikë po me 6 ndeshje një më pak se Ukraina, skuadër me të cilën do të ndajë me sa duket kualifikimin në përballjen e tyre që do të jetë ndeshja e fundit në grup.
https://www.cdnimpuls.com/video/652eeb496d881.mp4?_=5
https://www.cdnimpuls.com/video/652eec7a75ea6.mp4?_=6
https://www.cdnimpuls.com/video/652eeb49d310e.mp4?_=7
https://www.cdnimpuls.com/video/652ef0d8b5daf.mp4?_=8