Ankandi i valutës, Banka e Shqipërisë bleu 12 milionë euro javën e kaluar

Picture of ina-online
ina-online

25/09/2023

Banka e Shqipërisë zhvilloi javën e kaluar ankandin e planifikuar të blerjes së valutës, për nevojat e administrimit të rezervës valutore.

Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe dhjetë milionë eurove, ndërsa Banka e Shqipërisë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, për gjithsej 10 milionë euro.

Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 106.4 dhe 106.62 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 106.5 lekë.

Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 2 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 106.5 lekësh. Në total, shuma e blerë në ankandin e datës 22 shtator arriti në 12 milionë euro.

Oferta e pjesëmarrësve në ankand këtë herë rezultoi mjaft e lartë, për një vlerë totale prej 22.4 milionë eurosh.

Ankandi i këtij muaji dëshmoi normalizimin e tregut valutor, ndërkohë që ankandi i mëparshëm, në muajin gusht, dështoi pjesërisht, për shkak të pjesëmarrjes së ulët dhe Banka e Shqipërisë bleu vetëm 2.5 milionë Euro, kundrejt një shume të parashikuar në intervalin mes pesë dhe nëntë milionë eurove.

Banka e Shqipërisë vendosi në muajin gusht që të rrisë blerjet e planifikuara të Euros në tregun e brendshëm valutor në një interval midis 220 milionë euro dhe 300 milionë euro, nga intervali i mëparshëm 160 milionë – 220 milionë euro.

Ky vendim erdhi si një formë për të tërhequr sasinë e madhe të valutës nga tregu dhe për të frenuar forcimin e mëtejshëm të Lekut. Megjithëse në teori ankandet valutore kryhen në shërbim të administrimit të rezervës valutore, praktikisht Banka e Shqipërisë ka vendosur ta përdorë këtë mekanizëm edhe në funksion të ndërhyrjes në kursin e këmbimit valutor.

Sipas shifrave të raportuara nga Banka e Shqipërisë dhe llogaritjeve të “Monitor”, deri tani Banka e Shqipërisë ka blerë rreth 202.5 milionë euro në ankandet valutore të zhvilluara për vitin 2023. Megjithatë, vlerësohet se impakti afatshkurtër i këtyre ankandeve në kursin e këmbimit nuk ka qenë shumë domethënës. Leku ngelet në pozita të forta, megjithëse kursi është korrigjuar disi në rritje, pasi më datë 20 korrik Euro arriti shumë afër kufirit të 100 lekëve.

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë janë pjesë e programit të ankandeve për menaxhimin e rezervës valutore dhe në kushte normale nuk kanë qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit.

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë shënoi një rekord të ri në muajin korrik.

Sipas tëdhënave nga Banka e Shqipërisë, ajo arriti në 5.61 miliardë euro, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Vlera e rezervës është rritur me 64 milionë euro (rreth 1.15%) të tjera gjatë muajit korrik, ndërsa krahasuar me një vit më parë vlera e rezervës është rritur me 12%./Monitor

TË FUNDIT
2 ditë
Vala e të nxehtit është e favorshme për korrjen e elbit dhe grurit
3 ditë
Takimi Mickoski - Orban: 500 milionë euro hua nga Hungaria, ja si do të shfrytëzohen
3 ditë
Banka Popullore dorëzoi kërkesën për anëtarësim në SEPA
4 ditë
Posta dhe Hekurudhat të mbytura në borxhe
4 ditë
ESHS: Rriten çmimet e banesave në tremujorin e dytë të vitit në Shkup

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

GRURI

Vala e të nxehtit është e favorshme për korrjen e elbit dhe grurit

mickoski orban

Takimi Mickoski – Orban: 500 milionë euro hua nga Hungaria, ja si do të shfrytëzohen

banka-popullore

Banka Popullore dorëzoi kërkesën për anëtarësim në SEPA

hekurudh

Posta dhe Hekurudhat të mbytura në borxhe

banese celesa

ESHS: Rriten çmimet e banesave në tremujorin e dytë të vitit në Shkup

bankomat-kartele

Të përfshirë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, kallëzim penal ndaj 12 personave për keqpërdorim të kartelave bankare

statistika menaxhim ekonomi biznes

Frenohet rritja e çmimeve në Shqipëri, inflacioni zbret në 2.1% në qershor

pare-euro

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e borxhit publik

fature-market

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kostoja e jetesës për muajin qershor në Maqedoni është rritur për 3.2%

INFO

NA NDIQ