Anketa: 42 % e qytetarëve të Maqedonisë duan të jetojnë në një vend tjetër

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/02/2023

Të dhënat nga anketa e kryer nga “Gallup”, në periudhën gusht-tetor të vitit të kaluar, tregojnë se në pyetjen “Nëse do të kishit të gjitha dokumentet e nevojshme, do të dëshironit të jetonit në një vend tjetër apo do të qëndronit aty ku janë?”, 42 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë përgjigjur se do të shkojnë diku tjetër, dhe 55 për qind do të qëndrojnë aty ku janë, pjesa tjetër kanë deklaruar se nuk e dinë.

Sipas anketës, në nivel global, të anketuarit nga vendet me të ardhura më të ulëta kanë më shumë gjasa të migrojnë. 62 përqind e të anketuarve në vendet me të ardhura më të ulëta shprehën motivimin për të jetuar në një vend tjetër. Motivimi zvogëlohet nëse vendi ku jeton përparon. Në vendet me të ardhura të larta, motivimi për emigracion është rreth 32 për qind.

Analiza tregon gjithashtu se të ardhurat personale, arsimi dhe punësimi i të anketuarve kanë një ndikim mjaft të dobët në motivimin për të migruar. Por të ardhurat totale të shtetit kanë një rol të rëndësishëm në pikëpamjet për këtë temë.

Sondazhi është kryer në 57 vende të botës dhe të dhënat tregojnë se një e treta ose 36 për qind e popullsisë globale dëshiron të migrojë. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

Taravari: Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit

qeveria-serbe-vucic

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

zjarr

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

INFO

NA NDIQ