Agjrncia IPSOS ka realizuar një ankete, për të matur opinion e qytetarëve rreth partive politike.
Hulumtimi është realizuar nga data 6 dhjetor deri me 20 dhjetor, me 1023 respondentë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ky është vlerësimi i partive sipas këtij sondazhi: VMRO-DPMNE 21 për qind, LSDM 12,5 për qind, BDI 7,2 për qind, E majta 4,3 për qind, Aleanca e Shqiptarëve 3,3 për qind, Besa 0,7 për qind, VMRO-Popullore 0,5 për qind, Integra 0,4 për qind, LDP 0.4 për qind dhe të tjera nën 0.2 për qind.
Për momentin, 19.2 për qind janë të pavendosur, 18.1 për qind refuzojnë të përgjigjen dhe 11.1 për qind e të anketuarve nuk do të votojnë.(INA)