Anketa e “Market vision”: Ja cilat parti kryesojnë, gati 70% nuk i besojnë asnjë lideri politik

ina-online
ina-online

08/10/2023

Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se asnjë nga partitë ekzistuese nuk ka kapacitet për të zbatuar programin më të mirë ekonomik në Maqedoninë e Veriut.

Sipas një ankete telefonike të realizuar me 1200 të anketuar nga agjencia Market Vision nga 18 deri më 25 shtator, me porosi të MKD.mk, mbi dy të tretat ose 69,7% e të anketuarve nuk i besojnë asnjë lideri të partive politike në skenën politike.

Ndërsa nga ata që janë deklaruar, 12,3% besojnë te Hristijan Mickoski, 3,5% te Dimitar Kovacevski, 3,1% te Dimitar Apasiev dhe 3,7% te Ali Ahmeti, Ziadin Sela gëzon 0.3%, Izet Mexhiti, 0.4%, Bilall Kasami, 0.9%, dhe Afrim Gashi, 0.3%.

Një e katërta e të anketuarve thanë se në zgjedhjet e ardhshme do të votojnë për partinë politike VMRO-DPMNE (25,1%), e ndjekur nga BDI me 9,7%, LSDM me 9,5% dhe Levica me 7,1%, ASH me 3.1%, Lëvizja BESA me 2.5%, Lëvizja Demokratike 1%, Alternativa 0.9%, PDSH 0.4%, Partia Maksim Dimitrievskit 1.1%, etj.

Më shumë se gjysma ose 52.2% e të anketuarve do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër. Krahasuar me përgjigjet e të anketuarve nga anketat e qershorit dhe shkurtit 2023, vërehet një trend i uljes së numrit të të anketuarve që deklaruan se do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Anketa është kryer nga data 18 deri më 25 shtator 2023 duke përdorur metodën CATI – anketë telefonike me ndihmën e kompjuterit në një kampion prej 1200 të anketuarve me një interval besimi prej 95% dhe një marzh gabimi +-3%. Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike sipas të dhënave për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

LSDM SDSM

LSDM fton partitë për krijimin e Frontit Europian

stevo pendarovski

Pendarovski për ndryshimet kushtetuese: Do të presim qeverinë e ardhshme

ndotja shkup

Qyteti i Shkupit: Qytetet më të ndotura në Maqedoni janë Strumica dhe Tetova

policia-714x420

Një shofer ka goditur një grua në Shkup dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes

Angela Ageler

“Lista e Zezë” Amerikane do zgjerohet me emra tjerë, paralajmëron ambasadorja Ageler

auto_korrupsion1511207587

Kush janë më të korruptuarit në Maqedoninë e Veriut?!

stevo pendarovski

Pendarovski është keqkuptuar: Nuk ka thënë se nuk do të rikandidohet

pendarovski-ikkkk-800x445

Pendarovski njëherë nuk po mendon që të rikandidohet, po pret përfundimin e mandatit

krenar lloga

Lloga firmos kërkesën për ekstradimin e Palevskit nga Turqia

INFO

NA NDIQ