Anketa e Odës Ekonomike, zv.kryeministri Fetai: BDI-ja u ka sjell vetëm të këqija qytetarëve për 22 vite qeverisje

Picture of INA
INA

27/06/2024

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai tha se anketa e fundit e Odës Ekonomike është shqetësuese dhe dëshmon përmasat endemike të korrupsionit të qeverisë së kaluar dhe shtoi se kjo anketë është pasqyra më e saktë e asaj që ka bërë BDI-ja në 22 vite qeverisje.

“Shqetësuese anketa e fundit e Odës Ekonomike, e cila dëshmon me numra konkretë përmasat endemike të korrupsionit në qeverinë që u largua.

Gjatë vitit të kaluar, përfaqësuesit e këtij pushteti të kriminalizuar, në të gjitha eshallonet pa përjashtim, u kanë kërkuar ryshfet nga 10-100.000 euro dhe favore të ndryshme, mbi gjysmës së kompanive të anketuara. Ryshfeti është kërkuar gjatë procedurave për marrje të lejeve dhe pëlqimeve, gjatë kryerjes së inspektimeve, gjatë procedurës së doganimit dhe gjatë procedurës së tenderimit, madje disa herë brenda vitit prej të njëjtave kompani.

Vazhdimisht kemi thënë se BDI-ja u ka sjellë vetëm të këqija qytetarëve për 22 vite qeverisje. Kjo anketë, është pasqyra më e saktë e epidemisë së korrupsionit të instaluar nga BDI, që ka ndikuar negativisht në investime të huaja, në punësim dhe zhvillim të gjithëmbarshëm socio-ekonomik.

Këto fenomene do të luftohen pa pardon nga Qeveria jonë. Bizneset duhet të çlirohen nga frika dhe t’i paraqesin rastet në Prokurori. Sistemi i drejtësisë do të çlirohet nga ndikimet politike dhe do të kujdeset që askush të mos jetë mbi ligjin. Po ashtu, kërkojmë mbështetjen e partnerëve, OJQ-ve dhe qytetarëve në këtë luftë, që bashkërisht, si front antikorrupsion, ta ndryshojmë kulturën e qeverisjes dhe t’u themi jo praktikave korruptive që pushteti i kaluar i ka pasur ushqim ditor”, tha Arben Fetai.

TË FUNDIT
2 orë
Ndryshime edhe në Bordin e FIZhT-së! Asnjë shqiptar!
2 orë
Sevim Hoxha, profesoreshë e gjuhës angleze, njëherit edhe këshilltare në Komunën e Çairit i bashkëngjitet Lëvizjes BESA
3 orë
Aleanca e Selës: Po luftohen disa kumarxhinj për t’i krijuar terren “kumarxhinjve të pushtetit”
3 orë
Nikolloski: Kërkojmë që paratë për hekurudhën drejt Bullgarisë të ridedikohen për hekurudhë të shpejtë në Korridorin 10
3 orë
Shkarkohet drejtori i Burgut të Shutkës!

ME TE LEXUARA

1 ditë
Dauti: S’do lejojmë që për fatin e shqiptarëve të vendosin maqedonasit!
10 orë
Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës
2 ditë
Kuvendi sot pritet ti zgjedhë zëvendësministrat
1 ditë
Qeveria u kompletua, Kuvendi zgjodhi zëvendësministrat
3 orë
Shkarkohet drejtori i Burgut të Shutkës!
1 ditë
Bexheti: Të kërkosh rregullim të ri kushtetues, nuk është e rrezikshme
20 orë
9 vjet pa komandant Shqiponjën, e përkujtojnë familjarë e bashkëluftëtarë
1 ditë
Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë
9 orë
Ciceronët e BDI-së duart me gjak, na shesin moral Kombëtar!

LEXO MË SHUMË

IMG_1564-scaled

Ndryshime edhe në Bordin e FIZhT-së! Asnjë shqiptar!

sevim hoxha

Sevim Hoxha, profesoreshë e gjuhës angleze, njëherit edhe këshilltare në Komunën e Çairit i bashkëngjitet Lëvizjes BESA

ASH

Aleanca e Selës: Po luftohen disa kumarxhinj për t’i krijuar terren “kumarxhinjve të pushtetit”

452382115_1050157969799362_925654468935515164_n

Nikolloski: Kërkojmë që paratë për hekurudhën drejt Bullgarisë të ridedikohen për hekurudhë të shpejtë në Korridorin 10

burg

Shkarkohet drejtori i Burgut të Shutkës!

qeveria e maqedonise

Qeveria emëroi disa drejtorë

IMG_0040

Iseni: Do të punoj me përkushtim për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve

Ixhet-Lutfiu-

Sonte në Tetovë “Diaspora në objektivin e Ixhet Lutfiut”, filmi dokumentar që dëshmon për rolin shqiptarëve në Danimarkë

IMG_0039

Antikorrupsioni/ Punësime gjatë zgjedhjeve – inicohet procedurë kundër një ish zv/ministri?!

INFO

NA NDIQ