Anketa e re: Ja rejtingu i partive në Maqedoninë e Veriut

Gazeta e përditshme “Sloboden pecat” sot ka publikuar një anketë të realizur me agjencinë “Brima” lidhur me rejtingun e partive politike para zgjedhjeve lokale, përcjell INA.

Në pyetjen se “Cilën parti politike apo koalicion do ta votoni nëse sot mbahen zgjedhje parlamentare ?, rezultatet janë si vijon:

LSDM                        19,5%
VMRO-DPMNE         17,5%
BDI                             7 ,2%
ASH                              6%
Lëvizja BESA            4.7%
E Majta                      4.7%
PDSH                        1.1%

Në pyetjen se për “Cilin kandidat të partive politike do të votoni për kryetar komune në zgjedhjet lokale?, përgjigjet janë si vijon:

LSDM                 19.8%
VMRO-DPMNE 17.7%
BDI                      7.5%
ASH                    5.6%
BESA                  4.6%
E Majta               3.3%
Të pavarur          2.4%

Sipas anketës, 12.7% ende nuk kanë vendosur se kë do të votojnë, 9.3% nuk do të votojnë, 3.7% do të anulojnë fletëvotimin, 7.3% kanë refuzuar të përgjigjen. Numri total i votave të papërcaktuara është 40%. Anketa është realizuar në periudhën 27 gusht – 9 shtator në terren, ku janë marrë parasysh të gjitha parametrat demografike me 1201 të anketuar. (INA)