Mbi 70 % e qytetarëve mendim pozitiv për menaxhimin e tragjedisë së Koçanit nga ministri Taravari

Picture of Ina Online
Ina Online

27/04/2025

Qytetarët kanë vlerësuar punën e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, për menaxhimin e tragjedisë së Koçanit me notë pozitive. Institucionet kompetente u treguan efektive në trajtimin e pasojave të tragjedisë në Koçan.

Përqindja e qytetarëve në këtë anketë që besojnë se autoritetet shëndetësore iu përgjigjën me sukses numrit të madh të të lënduarve nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan më 16 mars, është veçanërisht e lartë.

Këto janë pjesë nga rezultatet e anketës së opinionit publik të realizuar nga agjencia Market Vision për MKD. Dy të tretat e të anketuarve besojnë se institucionet kompetente në mënyrë efektive u përballën me pasojat e tragjedisë në Koçan. 35.3 për qind e të anketuarve thonë se përgjigja e institucioneve kompetente ndaj kësaj tragjedie ka qenë joefektive.

Më shumë se 70 për qind e të anketuarve besojnë se autoritetet shëndetësore kanë trajtuar efektivisht numrin e madh të të lënduarve nga zjarri në Koçan. Përqindja e qytetarëve të pakënaqur me autoritetet shëndetësore është 21.8%.

Anketa u realizua nga 20 mars deri më 17 prill duke përdorur metodën CATI – anketë telefonike me kompjuter në një kampion prej 1200 të anketuarve (gabim statistikor: 3%; intervali i besueshmërisë: 95%). Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike sipas të dhënave për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021.

TË FUNDIT

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

Politikbërja një moçal që po kundërmon erë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË