Anna Oxa flet origjinën e saj: Askush nuk e di, por unë jam shqiptare dhe kam jetuar si e huaj në Itali

ina-online
ina-online

22/12/2023

Këngëtarja Anna Oxa në një intervistë të fundit foli për veten duke u ndalur në momente të ndryshme të karrierës së saj, në transformim dhe evolucionin e vazhdueshëm. Jeta e saj tashmë është në kontakt me natyrën, ku gjen veten dhe thelbin e saj të vërtetë, me të cilin rilidhet edhe përmes muzikës.

“Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja e pemë”. Një zgjedhje që prezantuesja Mara Venier e cilësoi si drastike, por që këngëtarja e korrigjoi menjëherë: “Nuk është drastike, natyrën e kam gjithmonë pranë, jetesa në qytet është bërë e rëndë, të jetosh në natyrë është shumë më e pëlqyeshme për mua, natyra ka diçka të veçantë, nuk ke nevojë të thuash kush je, çfarë bën, natyra e di, dhe ti je i lirë ta perceptosh këtë heshtje që flet.”

Të jetuarit në këtë mënyrë i lejoi asaj të transferonte plotësisht emocionet e saj dhe t’i transformonte ato në diçka që i përshtatej vërtet qenies së saj.

Më në fund këngëtarja foli për origjinën e saj shqiptare.

“Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, nëna dhe babai im janë shqiptar. Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte e një të huaji në Itali”, tha ajo episodin e së dielës 17 dhjetor të ‘Domenica In’.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Abdush Demiri

Abdush Demiri nga opozita shqiptare u zgjodh anëtar i KSHZ-së

ilnisa meritoni

Familjarët e Meritonit bëjnë veprimin e papritur ndaj Ilnisës, e fshijnë nga… (FOTO)

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Parlamenti nuk votoi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

pensionist-pleq

Pensionet do të rriten për 5% – Ai më i ulëti do të ketë shtesë vetëm 626den

Samiti_Foto_Familjare Tirane presidentet ballkan

Foto familjare e liderëve pjesëmarrës në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë

ZHAKU

Zhaku: Edhe Hitlerin e deshën si Luizin (Video)

Screenshot_2024-02-28-13-20-42-058_com.facebook.katana-edit

Arbana Osmanin apo banorët e BBV3, kë po thumbon Dea Mishel?

Zelenski Pendarovski Rama

Pendarovski: Mbështetje e plotë për Ukrainën, në rrugën që ata do ta zgjedhin

Luizi Kiara

Luizi vjen me një performancë të mahnitshme për dy princeshat (Video)

INFO

NA NDIQ