Ansambli i këngëve dhe valleve shqiptare në RMV nderon valltarin doajen tetovar, Cen Berisha

INA
INA

15 Gusht, 2023

Drejtori i Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkodran Tolaj, edhe gjatë këtij muaji po zhvillon aktivitet të ngjeshur në shërbim të projekteve, planeve dhe ideve të radhës.

Marrë parasysh se doajenët dhe ata që lanë gjurmë në folklorin dhe jetën tonë artistike shpesh dimë ti lëmë pasdore e ti harrojmë Ansambli shqiptar ka vendosur që t‘iu dedikojë vëmendje të vecantë duke konsideruar se mendimi dhe angazhimi i tyre mbetet çdoherë tejet i vlefshëm për institucionet!

Sot u vizitua artisti doajen nga Tetova Cen Berisha, virtuozi i valles shqiptare, artist i vërtetë i popullit, mjeshtër dhe ikonë e valleve tradicionale shqiptare. Mbi 4 dekada karrierë Cen Berisha është histori e gjallë e folklorit tonë – protagonist i jashtëzakonshëm nga i cili ke çfarë dëgjon dhe mëson.

Sot na evokoi shumë kujtime nga paraqitjet e tij në Shqipëri, Turqi, Bullgari dhe shumë eksperienca nga puna e tij si koreograf në shoqërinë „Rexhep Voka“ në Shipkovicë por dhe në „Xheladin Zeqiri“ ku zhvilloi pjesën më të madhe të aktiviteteve e ku ndërtoi identitetin e tij prej artisti të vërtetë që tërë jetës kultivoi e lartësoi folklorin tonë me theks të veçantë të trevës së Pollogut.

Drejtori Tolaj gjatë vizitës së tij i shoqëruar nga doajeni i ansamblit tonë solisti Selajdin Miftari në shenjë mirënjohje dhe respekti I dhuroi plisin me llogon identifikuese të ansamblit dhe CD – të edituara.

Baca Cen shprehu gjithë dashurinë për artin që po krijohet dhe të rinjtë e të rejat e ansamblit duke uruar drejtorin Tolaj për punën e mrekullueshme që po bëhet duke u shprehur „kurr më të nderuar nuk e kam ndjerë veten si sot dhe dua që përmes jush ti përshëndes e tu dërgoj të fala gjithë shqiptarëve kudo që janë.”

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

konference ut jusuf

Universiteti i Tetovës mori pjesë në konferencën e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

banjska Jusuf Osmani

Banjska ishte vendbanim shqiptar, manastiri u ngrit mbi themelet e një kishe ilire

Dashnim Hebibi librat

Të nderohet më shumë diaspora shqiptare!

famijari nga shanxhaku armina

Mirsadi nga Sanxhaku: Unë dhe familja ime jemi shqiptarë, gjyshi im mbante plisin deri në vdekje

festivali filmit tirane mancevski

“Rrethi nuk është i rrumbullakët”,mirë se erdhe në Tiranë – nderime të mëdha për Mançevskin

UT AZGJ

Thellohet bashkëpunimi mes UT-së dhe AZGJ-së

nxenesit idrizove shkolla

Idrizovë, protestë kundër hapjes së paraleles shqipe/ Shaqiri: Nëse nuk gjendet zgjidhje do t’i merren ingerencat Gazi Babës

sanxhak femijet shqiptare

SANXHAKLINJTË JANË ME ORIGJINË SHQIPTARE!

tetove plisi

Manifestim dinjitoz në Tetove kushtuar Ditës së Plisit

INFO

NA NDIQ