Anti-korrupsioni vërteton 9 raste të nepotizmit në institucionet shtetërore, mes tyre familjarë të ministrave

0

Komisioni për luftimin e korrupsioni ka konstatuar nepotizëm në 9 prej 18 rasteve të para të cilat i kishte hapur pas lajmeve në media dhe iniciativave të tyre.

Nga gjithsej 9 raste të vërtetuara të punësimit familjar, 7 gjenden në ELEM. Është konstatuar edhe se punësimi i djalit të deputetes Mira Stojçevska ka qenë i manipuluar.

Gjoja se në konkursin e punës është shkruar nevoja për një vend pune, që është shpikur për Stojçevskin, vetëm që ta punojnë djalin e deputetes.

Kryetarja e Antikorrupsionit shpjegoi se institucionet kanë bërë manipulime duke krijuar vende të reja të punës para konkurseve, dhe duke bërë keqpërdorime të tjera të ndryshme gjatë procesit të evaluimit, duke favorizuar persona të caktuar, të afërt me funksionarët.

Por bëhet edhe manipulim me kriteret që krijohen apostafat për përgatitjen që e ka familjari i funksionarit. Të gjithë të tjerët që kanë konkurruar në vendin e punës janë refuzuar pa asnjë detaj dhe mundësi për ankesë.