Kimete Berisha
– Festa e Kurban Bajramit na e kujton se sa larg njëri-tjetrit kemi mbërrirë!
– Se sa shumë jemi tretur dhe harruar.
– Se si vjen një moshë kur dashuria bëhet barrë, e ti, pasi që nuk mund ta bartësh atë barrë, ikë prej saj!
– Kjo festë e Sakrificës, na kujton sot se si Sakrifica e ka humbur peshën, dhe ‘shitet’ aq lirë, sa sot ngjehet Sakrificë ti thuash dikujt ‘Të dua’ dhe ‘Më fal’,
…sepse nuk lejon të sakrifikosh aq sa që dashuria të të bëjë copë-copë.
– E….Njësoj ta bën edhe dashuria ndaj vetvetes, copë-copë të bën, veç se faji të
– mbetet ty.
– Se ne jemi këtu për t’u bërë copë-copë shpirtërisht, nëse nuk e ndajmë dashurinë në pjesë të barabarta, si varfërinë.
– Se uria për dashuri mbetet uria më e madhe në botë….që s’e ngopë as arti, as poezia, as kënga, as premtimi i parajsës.
– Por kjo uri kompensohet më ushqim.
– Sa më shumë ka ushqim, aq më pak të mbushet syri.
– Sa më shumë ka receta të gatimit, aq më shumë shtohet uria.
– Grykësia është aq e madhe,
Terpia është aq e madhe për ta mbushur zbrazëtinë e shpirtit, sa që rrugës përtypen njerëzit, kurrë pa pushuar.
– Jo si atëherë, para se të pinte ujë, gruaja, edhe në sofër, e kthente kokën anash, jo nga turpi, por nga eleganca për të mos ia parë gjindja gojën.
– E tash, gratë e Kuvendit e çojnë kokën përpjetë, pa trohë elegance, në drejtim të kamerës dhe shishes së ujit, që e pinë si etje shkretëtire, dhe të gjjthë i shohim qafat e tyre përpjetë të etura si për pikat e shiut.
– Sot më së miri shihet se si Liria e ka bërë shqiptarin vetjak dhe injorant, aq, sa s’di goja të kallzojë.
– Sepse Lirinë e merr si dhuratë të gatshme, që nuk harxhohet kurrë.
– Sot e kujtojmë Sakrificën për t’u dukur bukur, me mjetet më të mprehta dhe me dhimbje!
– Përveç urisë për ushqim, uria për bukuri të trupit është aq e madhe sa janë hapur Fabrika për prodhimin e bukurisë, që ndërtojnë gjithçka, hundë e buzë, gjithçka përveç atë nurin për të cilin njerëzit Sakrifikojnë.
– Sot në këtë festë të Sakrificës, e kujtojmë sakrificën e atyre që e dhanë jetën për liri, por Liria u bë Harresa e tyre.
– Se askush më nuk sakrifikon për askënd, nuk pranon ti mungoj as një fije floku, për askënd.
– Sot e kujtojmë edhe Dembelinë, që është si një lloj Lumturie e çuditshme.
– Përtoj të bëhem e lumtur!
– Lumturia, edhe nëse i bie në tokë, e sheh me sy, dhe nuk kërrueset ta merr.
– Sot na kujtohet se si jetojmë midis intrigave, thashethemeve, grackave, që na i bëjnë këta që sot na e urojnë Bajramin!
– Sot rë gjithë duke fetarë, anipse asnjëri kurrë nuk e ka lexuar Librin e Shenjtë, sepse sikurse Lirinë edhe Fenë e kanë marrë të gatshme, pa u lodhur, së paku ta mësojnë si këndim.
– Sor e kanë mbuluar ‘plehun’ e tyre të brendshëm me këmishën e bardhë.
– Që kanë thënë shqiptarët e vjetër: ‘Këmisha e bardhë e zemra e zezë’!
– Në çdo tavolinë flitet keq për dikë, dhe sapo largohesh ti, flitet edhe më keq për ty.
– S’ke kujt t’i tregosh diçka në besë.
Sepse bëhesh përrallë tek minimumi njëqind veta, varësish sa e ka rrethin e gjërë ajo/ai që i rrëfehesh.
– Se dezert konsiderohet një lajm i hidhur për tjetrin,
– se ndjehen gjallë veç nëse dëgjojnë diçka keq.
– Se pavarësisht sa veshen bukur, të
gjithë duken të shëmtuar, sepse e ushqejnë mendjen dhe shpirtin me inat, me mlllef dhe me dyshime.
– Sot na kujtohet apo do të duhej të na kujtohej se as ne nuk jemi aq të mirë, ama jo të këqij sa ‘Ata’.
– Në shikim të parë duket sikur veç kush nuk sakrifikon kënaqet në jetë, i shfrytëzon ata që sakrifikohen,
por në shikim të dytë, që ndodh rrallë, shihet se të ndërtosh lumturinë tënde mbi sakrificën e tjetrit, është krejt çfarë kanë ditur të bëjnë shqiptarët pas luftës,
prandaj e kanë humbur rrugën…
– Sot, të kujtohet se si Liria nuk mjafton, s’di qysh ndodhi, e, Liria u bë Vetmi.
– Sot të kujtohet se si përditë takohesh me njerëz me të cilët e lë të takohesh një ditë tjetër…
– Se..
Mirë është të kesh shtëpi të bukur me bahçe (që s’e mirëmban vet), por kurrë nuk mjafton nëse nuk shpreson se shpirti yt e ka edhe një tjetër shtëpi.
– Sot të kujtohet se si krejt këta që e urojnë Bajramin, ta kanë nxirë jetën.
– Dhe se si ta kanë lënë e ti ua ke lënë ‘seen’ shumë mesazheve të bukura, që refuzon t’i pranosh nga frika se të lëndon dashuria, pa e menduar se më shumë të lëndon mohimi i dashurisë.
– Ne të gjithë jemi të sosur…të bërë copë-sopë, me a pa arsye…
dhe duke ikur nga Sakrifica bëhemi vet Kurban.
– Se si fustanet e t’ua (të mia) derdhen nga ormani, si lumi, se nuk ta zë shtëpia terpinë, por ato fustane nuk i ndan me vajza që nuk e kanë asnjë.
– Nuk i ndan sepse përton,
përton të bëhesh e mirë.
– Përton sepse nuk beson se ia vlen..
– Nuk beson sepse nuk ndjen…
– Nuk ndjen sepse ke frikë.
– Ke frikë sepse nuk të kujtohet Zoti, rë cilin e zëvendëson me Logjikën tënde…
Ah!
– Sot,
të bie ndër mend se si gjatë gjithë kohës ikë nga trishtimi e askund nuk mbërrin;
– ikë nga rrëfimet e dhimbshme dhe zgjedh vetëm tema ekzotike, humor të
– lehtë dhe eskapizëm, e vetmja mënyrë, për ta mbijetuar melankolinë e shpirtit dhe trishtimin e mendjes.
– Mua sot m’u kujtua se nuk jam e kënaqur as me veteveten.
– Unë, Zonja, kam mundur të jem më e butë, më e ngrohtë, më mirëkuptuese, më mirënjohëse, më zemërgjerë, më bukëdhënëse…
Shumë më shumë.
– Por e kam zënë veten duke ikur.
Në ikje kam takuar vetëm të atilllë që ikin.
– Pra, asnjëherë nuk je vetëm, as kur ikë.
– Është dashur të jem e kohës së Iluminizmit, atëherë kur mendohej se lumturia ndërtohet me fjalë të bukura.
– Të dija bile ta rrëzoja me fjalë të bukura – trishtimin.
Asgjë nuk di!
P.S. Sido që të jetë,
Përhair Kurban Bajrami!