Antikorrupsioni, dyshime për korrupsion për Korridoret 8 dhe 10D

INA
INA

26/01/2024

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka dyshime për korrupsion për Korridoret 8 dhe 10D, andaj ka vendosur që para Prokurorisë Themelore Publike të paraqesë një analizë lidhur me pretendimet që kanë të bëjnë me miratimin e ligjit dhe lidhjen e kontratës me konzorciumin “Bektel-Enka.

“Memorandumi është nënshkruar, por deri më tani nuk është publikuar në opinion. Më pas një grup deputetësh ka dorëzuar projektligj dhe pas 15 ditësh është miratuar Kuvend me procedure të shpejtuar. Veprimi i këtillë i Qeverisë i referohet sjelljes së koordinuar dhe një sërë aktivitetesh që hedhin dyshime për përfitime të paligjshme. Veprimtaritë e përfaqësuesve të qeverisë për lidhjen e marrëveshjes, mund të vlerësohen si në kundërshtim me ligjin për lobim”, tha Nikollovska.

Sipas saj, nëse merret parasysh se kontrata për ndërtimin e 109 kilometrave autostradë në vlerë prej 1,3 miliardë është e shënuar si konfidenciale, kjo ngre dyshime për korrupsion të mundshëm.

Nikollovska tha se indikacione për sjellje joadekuate dhe të kundërligjshme të personave të caktuar. Analiza e Komisionit Antikorrupsion, siç u tha pas prezantimit të saj, tregon se ka rreziqe të korrupsionit, por që tani për tani nuk ka asgjë konkrete dhe se institucionet kompetente duhet të vazhdojnë ta monitorojnë këtë rast. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lista zgjedhore

Prej sot mund të verifikoni nëse gjendeni në listën zgjedhore

termet

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra në Shqipëri

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Rritje e pagave vetëm për UShKM-në? Jeton Shaqiri sqaron se do të vlejë për të gjitha universitetet

vmro-bdi

BDI: Mickoski injoroi Amerikën, injoroi Europën, po injoron edhe të ardhmen europiane të qytetarëve

foshnje bebe

Të dhëna alarmante/ Martohen vëlla e motër në Veles se u ngatëruan gjatë birësimit

kuvendi-jashte-1024x681-1024x681-780x470-1-696x419-1

Seancë e Komisionit Parlamentar për Financim dhe Buxhet

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

zelensky tiran

Zelensky në Tiranë, Shqipëria gati për Samitin për Ukrainën

FB_IMG_1709069274434

Në Beograd sot u festua pavarësia e Republikës së Kosovës

INFO

NA NDIQ