Antikorrupsioni hap lëndë për emrat e propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë së Medias

Picture of INA
INA

04/02/2025

Antikorrupsioni hap lëndë për emrat e propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë së Mediave. Dyshimet në opinion se emrat janë partiak dhe jo profesional, do të jenë objekt hetimi nga Antikorrupsioni.

“Në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është hapur rast lidhur me akuzat e ngritura. Rasti është në rrjedhë e sipër”, thonë nga KSHPK.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime më 29 janar caktoi shtatë kandidatët që ishin në listën përfundimtare si propozim për anëtarë në Këshillin e Agjencisë së Medies. Por, menjëherë pas shpalljes së emrave të tyre, pati reagime të shumta se emrat e përzgjedhur ishin partiakë. Emrat më të përfolur ishin Nafije Selmani, e cila ishte këshilltare e Alternativës në komunën e Çairit, kandidate për kryetare të Shkupit nga Lëvizja Besa, kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare nën logon e koalicionit VLEN. E diskutueshme është edhe përzgjedhja e Afrona Verzivolit, e cila u emërua dhe pas u shkarkua nga qeveria aktuale si kryerevizore e fondeve IPA për shkak të mospasjes së certifikatës së punës. Në seancën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime filtrin e komisionit e kaluan Viktor Pavlovski, Sasho Stefanovski, Petar Gjurovski, Afrona Vërzivoli, Nafije Selmani, Cvetanka Minovska, Gordana Majnova. Emrat e përzgjedhur duhet të votohen edhe në seancë plenare me shumicë prej dy të tretave dhe Badenter. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Basha: Buzhala e Petrit Selimi e dirigjojnë komplet opozitën

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË