Antikorrupsioni ka marr vendim për Stojanovskën! A i plotëson kushtet për zëvendësdrejtoresh në AZ?

Picture of INA
INA

25/02/2025

Katër ditë më parë, më 21 shkurt, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, mbajti seancë për të diskutuar nëse zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për zbulim Ivana Stojanovska i plotëson kriteret për të ushtruar këtë post. Vendimi është marr dhe pritet të publikohet ditëve në vijim.

“Për çështjen e lartpërmendur është marrë vendim në seancën e 15-të të mbajtur më 21.02.2025. Duke pasur parasysh se lënda përmban informacione të klasifikuara, diskutimi dhe vendimmarrja në seancë ka qenë e mbyllur për publikun, në përputhje me nenin 22, paragrafi 4 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. Vendimi, pa informacion të klasifikuar, do të publikohet në ueb faqen e KSHPK-së, brenda 5 ditëve nga data e miratimit”, thonë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Nëse del se Stojanovska nuk i plotëson kushtet ligjore për të qenë zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë për Zbulim, Antikorrupsioni ka të drejtë të nisë procedurë për personin që e ka emëruar, gjegjësisht për shefen e shtetit.

Dyshohet se Stojanovska nuk i plotëson kriteret në pjesën ku parashihen vitet e nevojshme të përvojës së punës.

Neni 9 i Ligjit për Agjencinë e Zbulimit parasheh që kusht për t’u bërë zëvendësdrejtor është që kandidati të ketë së paku dhjetë vjet përvojë pune në fushën e sigurisë, mbrojtjes apo politikës së jashtme, nga të cilat pesë vjet në pozicion drejtues në Agjenci.

Muaj më parë kur TV21 pyeti kabinetin e presidencës për këtë, në përgjigjen që na e kthyen me biografinë e Stojanovskas, në 10 vitet e nevojshme për përvojë pune, kabineti llogarit edhe vitet kur ajo ka qenë e angazhuar nëpër universitete, si bashkëpunëtore dhe pjesë e stafeve akademike-hulumtuese.
Ndryshe në këtë institucion në 20 vitet e fundit njëri nga postet, drejtori ose zëvendësdrejtori ka qenë i rezervuar për kuadër shqiptar, me ardhjen e Siljanovskës të dy postet udhëhiqen nga kudër të komunitetit maqedonas.

TË FUNDIT

Mexhiti: 14 marsi është një testament i guximit në luftën për liri

Nderimi për humanistin, Dibra e shpall Arbër Hajdarin “qytetar nderi”

“Pranvera e Dinjitetit”, Ali Ahmeti: Qofshim të bashkuar si në vitin 200

“Mund edhe të bie nga pushteti”, Vuçiq përmend dhe Kosovën në fjalimin e tij…

A do të bëhet myslimane, reagon ashpër Sara

BDI e Ali Ahmetit si PDSH e Menduh Thaçit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË