Antikorrupsioni merr vendim për mbylljen dhe arkivimin e rastit ndaj Bojan Hristovskit

Picture of INA
INA

24/12/2024

Anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit nuk do të veprojnë sipas akuzave ndaj Bojan Hristovskit se nuk i plotëson kushtet për t’u emëruar në pozitën e drejtorit në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, shkruan Alsat.

Sipas Antikorrupsionit, të gjitha dokumentet që Hristovsk i ka dorëzuar në Qeveri janë të vlefshme dhe është marrë vendim për mbylljen dhe arkivimin e rastit.

Momenti më i diskutueshëm që ka trazuar opinionin në lidhje me emërimin e Hristovskit ishte certifikata ndërkombëtare e njohjes së gjuhës angleze, e cila sipas ligjit të agjencisë nuk duhet të jetë më e vjetër se pesë vjet.

Opozita ngriti dyshime se certifikata e paraqitur nga Hristovski është e rreme, por nga Antikorrupsioni deklaruan se nuk kanë kompetencë të interpretojnë vërtetësinë e certifikatës, sepse këtë duhet ta bëjë prokuroria.

“Komisioni Antikorrupsion thekson se certifikata e paraqitur plotëson zyrtarisht dhe ligjërisht kërkesat për kompetencë gjuhësore. Dua të theksoj se kjo rrjedh nga prezumimi ligjor i korrektësisë së dokumentit të paraqitur, i cili është i vlefshëm derisa të përcaktohet e kundërta nga organi kompetent. Rezultati i procedurës së iniciuar në Prokurorinë Publike në Shkup është në kompetencë ekskluzive të prokurorisë dhe procedimi i mundshëm i mëtutjeshëm i kësaj akuze sipas ligjit për procedurë penale është sërish në kompetencë të gjykatës penale në Shkup. KSHPK nuk ka autoritet dhe as mund të paragjykojë ndonjë rezultat të kësaj procedure, sepse prezumimi i pafajësisë është postulat i vendosur në kushtetutë”, tha Cveta Ristovska, anëtare e KSHPK-së./ Alsat.mk

TË FUNDIT

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Lidhja me Gjestin, reagojnë sërish familjarët e Eglit

Taravari lajmërohet nga Uashingtoni

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Prokurori Kocevski flet për rastin e Artan Grubit

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË