Skandali me tjetërsimin e një toke në qendër të Strugës, Antikorrupsioni vepron kundër Merkos dhe të tjerëve

INA
INA

11 Shtator, 2023

Komisioni Antikorrupsion mori vendim sot për nismë për procedurë penale kundër kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko për rastin e tjetërsimit të 143 m2 pronë shtetërore në qendër të Strugës.

Përpos Merkos, procedura do të ngritet edhe për të punësuar në komunë, shoqëri gjeodezike, persona profesionistë, si dhe të rihetohet puna e gjykatësve nga Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative, përcjell INA.

“Hapen dyshime serioze për shfrytëzimi, ryshfetk, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim tek personi zyrtar Ramiz Merko, tek kryetari i Komisionit, bashkëshortja e tij, persona gjeodetë, profesionistë, gjykatës dhe persona profesionistë nga Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative dhe e ashtuquajtura të ngrihet nismë për përndjekje penale, ndërsa parashtruesit do t’i japim propozim konformon nenit 66 nga ligji jonë që të kërkojë zhvlerësim të dokumentit të lëshuar nga kadastra”, theksoi kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska.

Duke e elaboruar procedurën Ivanovska tha se bëhet fjalë për truall në qendër të Strugës, e cila është tjetërsuar në Ineks Drim SHA Strugë, e ndërlidhur me një subjekt nga Austria, i cili pun9on në fushën e lojërave të fatit dhe bastoreve. Me këtë, siç shtoi ajo, para Komisionit hapen edhe dyshime për pastrim parash dhe mitmarrje për shkak të përfitimit të dobisë përmes tjetërsimit të tokës edhe atë në qendër të zonës qytetare të Strugës.

Siç tha ajo, me qëllim që të regjistrohet ky ilgalitet, kryetari Ramiz Merko ka verifikuar dokument të falsifikuar, në të cilin është evidentuar kalimi në anën jugore.

Ivanovska poashtu tha se me rastin është konstatuar konflikt interesi për një person të punësuar në komunë, i cili ka qenë kryetar i Komisionit për tjetërsimin e tokave dhe i cili duke vepruar në rastin për “Ineks Dram SHA” Strugë për tjetërsim të tokës ndërtimore me marrëveshje të drejtpërdrejtë në cilësinë e kryetarit, pranoi një raport gjeodezik nga një firmë gjeodezike ku punonte dhe punon gruaja e tij. Në të njëjtën kohë, ai bëri të mundur që firma gjeodete të përfitonte nga pasuria dhe në këtë mënyrë të përfitonte edhe bashkëshortja e tij.

Kërkuesi është një person, pronar i një shtëpie, 10 m2 tokë e së cilës është e regjistruar si rrugë. Në keto 143 m2 perfshihet edhe rruga. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-22-00-08-01-741-edit_com.facebook.katana

Ndërron jetë Musadik Pajaziti i Grupit të Kumanovës

Screenshot_2023-09-21-23-35-55-588-edit_com.facebook.katana

Ringjallet “Ilirida”

higjiena komunale shkup protest

Këshilltarët e ASH-së rrëzojnë vendimin e Maznevës, rikthejnë në punë punëtorët e NPK “Higjiena Komunale” Shkup

IMG_5173

Kasami takim me Lazim Destanin, çka u dakorduan?

policia-1-1-1392x766

Dramë në Shkup: Përleshen fizikisht dy kinezë

harta-komunat-shqiptare-maqedoni

“Struga dhe Çairi më së paku premtime të mbajtura”/14 komuna shqiptare “nën thjerrën” e IDEA-s

IMG_5172

Fronti Evropian? – Hoxha: Nuk duhet hedhur si ide, jemi të hapur të bisedojmë!

IMG_5169

Taravari: Aleanca ka besueshmëri stabile në elektorat

IMG_5171

Spitali i Kumanovës me drejtore të re

INFO

NA NDIQ