Antikorruspioni: Ministri Bekteshi ka ndërhyrë në punësimin e motrës

0

Komisioni për parandalimin e korrupsionit kërkon të hapet procedurë kundërvajtëse kundër ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Punësimi i motrës së tij në MEPSO është vlerësuar si i dyshimtë pasi vlerësojnë se ministri ka mundur të ndikojë gjatë punësimit të saj. Sqarimi është se kompanitë energjetike ne vend janë nën kompetencat e drejtpërdrejta të Ministrisë së ekonomisë.

Të hapet procedurë kundërvajtëse kundër ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, pasi në kohën e punësimit të motrës së tij në tetor të vitit 2018, në dokumentet që ka ofruar vetë në aplikimin në konkurs, shihet se ata jetojnë në adresë të njëjtë, gjegjësisht në një banesë”-tha Vladimir Georgiev, anëtarë i Komisionit anti-korrupsion.Alsat-M