Antonela flet hapur këta janë dy banorët më fallco brenda “BBV”, sipas saj

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe ish-banorja e “Big Brother Vip”, Antonela Berisha, njihet si një nga personazhet më dinamike.Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “E Diell”, ku ka folur hapur për shumë gjëra.

Ajo ndër të tjera ka treguar se cilët janë banorët më fallco brenda shtëpisë sipas saj.

“A e do me listë apo vetëm një? Jam në mëdyshje, por do t’i them të dyja. Iliri, unë e mendoja më ndryshe, e kuptoj që është gjithmonë një fasadë, është fasadë. Ai gjatë javës ishte i qetë, kurse gjatë prime ndryshonte totalisht. Emri i dytë është Arjola. Pavarësisht të gjithave, ajo përdor imazhin e vuajtjes, ajo thotë që unë kam kaluar këtë e atë dhe nuk mendon se edhe të tjerë mund të kenë kaluar vuajtje’, u shpreh Antonela.