Anuar Imeri, talenti i ri nga Kumanova, ka marrë ftesë zyrtare nga Federata e Boksit e Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me përgatitjet për Kampionatin Evropian në kategorinë e Juniorëve – 57 kg.
Përgatitjet do të zhvillohen për 14 ditë në Zlatibor të Serbisë, ku Anuari do të stërvitet bashkë me përfaqësuesit më të mirë të vendit në këtë kategori. Ky është një tjetër sukses dhe hap i madh në karrierën e të riut kumanovar, i cili po dëshmon talent dhe përkushtim në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare të boksit. (INA)