Anulimi i mbledhjes qeveritare Kosovë-Shqipëri, reagojnë Krasniqi dhe Abdixhiku

Picture of ina-online
ina-online

14/06/2023

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook sa i takon anulimit të mbledhjes mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Sipas tij, diçka e tillë është alarmuese në një kohë kur Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për Shqipërinë, duke qenë se të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me qeverinë e Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Rama për të anuluar mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri.

Ai ka shkruar se Kosova po vazhdon rrugëtimin e saj fatkeq drejt izolimit dhe ka shprehur se asaj i duhen në këtë moment miqtë dhe aleatët strategjik.

“Lajmi për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi.Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë. Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë.

Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor. Kosovës i duhen miqtë. Kosovës i duhen partnerët strategjik”,-ka shkruar Lumir Abdixhiku.

TË FUNDIT
1 ditë
Gashi: E kuptueshme sjellja Ramës sepse Albini ja shkatërroi karrierën në Kosovë, Maqedoni, Luginë...
2 ditë
Mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite
2 ditë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet
2 ditë
LQSHA e DioGuardit: Kosova mos të kushtëzohet, SHBA të ndryshojë politikën e saj në Ballkan
3 ditë
Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

shkelzen-gashi

Gashi: E kuptueshme sjellja Ramës sepse Albini ja shkatërroi karrierën në Kosovë, Maqedoni, Luginë…

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite

festime-flamuri-kosoves

Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet

dioguardi-

LQSHA e DioGuardit: Kosova mos të kushtëzohet, SHBA të ndryshojë politikën e saj në Ballkan

Kurti

Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar

flamuri-kosov-be

Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin

Hajrulla Ceku

Euro 2027 organizim i përbashkët Shqipëri-Serbi, reagon ministri i Kosovës: Nuk na treguan dhe nuk na pyetën fare

Lutfi Haziri

“Nuk keni parë asgjë”, Haziri: Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni në Kosovë, Haga nuk e lejon të shkojë në Suedi

INFO

NA NDIQ