Anulohet sot seanca për Zekirin, dëshmitari i sëmurë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/05/2023

U anulua seanca e sotme gjyqësore për lëndën ku ish sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”, njofton Portalb.mk.

Siç njoftuan avokatët e Zekirit, dëshmitari i Goran Anastasieviq që duhej të dëshmojë sot, për arsye shëndetësore nuk ka ardhur.

Seanca e radhës vazhdon më 6 qershor në ora 10.

Me propozim të mbrojtjes, në seancën paraprake dëshmuan zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe ish drejtori i Postës, Jani Makraduli.

Ata folën për atë se si ka qenë gjendja në Postën e Maqedonisë dhe Hekurudhat e Maqedonisë, pse është porositur studim fizibiliteti dhe çfarë do të bëhej më të në lidhje me këto dy institucione, të cilat ndër vite kanë punuar me humbje.

Prokuroria e akuzon Zekirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht.

Ai po ndiqet penalisht për lidhjen e dy kontratave private për shërbime konsulente – njëra për përcaktimin e modelit për ristrukturimin e Sh.A. “Posta” dhe kontrata e dytë për shërbime konsulente për mbështetjen e procesit për privatizimin e mundshëm të “Hekurudhave”.

Prokurorja Katerina Kolareviq konsideron se në procesin gjyqësor do të mund të dëshmojë se ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë ka keqpërdorur pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare dhe është e bindur se është dashur të shpallë tenderë, ndërsa Zekiri para gjykatës ka deklaruar se nuk ndihet fajtor dhe beson se nuk ka bërë shkelje të Ligjit për furnizime publike.

Zeqirit më 9 prill të vitit të kaluar i ishte caktuar masa e paraburgimit, e cila më pas, për shkaqe shëndetësore iu zëvendësua me arrest shtëpiak.

Gjykimi drejtohet nga gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska dhe gjyqtari Osman Shabani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arber ademi shtabi fronti evropian

Arbër Ademi: BDI fitoi me një dallim të thellë dhe historik (VIDEO)

Azir Aliu

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Maksim Dimitrievski

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas, do ta përmirësojmë në periudhën e ardhshme

siljanovska davkova pendarovski stevo

Siljanovska-Davkova në epërsi të thellë, në balotazh me Pendarovskin

bujar osmani arben taravari

Bujar Osmani fitoi me mbi 37 mijë vota përballë Arben Taravarit

hovenier

Hovenier pas takimit Kurti-O`Brien: Presim përmbushjen e obligimeve

bilall kasami

Kasami: Sot BDI feston me vota të blera nga minoritetet dhe shtresat e varfra

stevo pendarovski

Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero

bekim qoku

Qoku: Ne do fitojmë, sepse nijetin e kemi të mirë!

INFO

NA NDIQ