Apasievi i ‘Levicës’ e quan ballist Bujar Osmanin

Kryetari i të Majtës (Levica), Dimitar Apasiev ka reaguar ashpër ndaj deklaratës dy herë të përsëritur të presidentit francez Emanuel Macron ku maqedonët i quan maqedonoverior.

“Macron për të dytën ditë radhazi na bërtet në fytyrë se jemi MAQEDONATË VERIOR. Ballisti bullgar Osmani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga MPJ (sepse, apo jo, nuk bëhet fjalë për Kosovën). Këta organizma njëqelizorë udhëheqin vendin tonë dhe negociojnë në emrin tonë!”, ka shkruar Apasiev në profilin e tij në Facebook.