Apasievi kërcënon me një bluzë me mbishkrimin “varje”

INA
INA

18 Maj, 2023

Kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e djeshme parlamentare, ku u diskutua për propozim-amandamentet e Ligjit për marrëdhëniet e punës, u paraqit i veshur me një bluzë me mbishkrimin “Do të vareni bashkë”, që nënkupton mesazh për varje për funksionarët shtetëror.

Në fjalimin e tij parlamentar, Apasiev foli kundër ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10, duke shtuar se me këto ndryshime ligjore, propozuesit po përpiqen të “fusin skllavërinë normale nën flamurin evropian, me standarde afrikane”.

“Me këtë dëshironi me ngulm të na bëni një koloni të imperializmit amerikan, duke favorizuar një konsorcium që do të thithë burimet e shtetit, por edhe do të thithë djersën e punëtorëve. Gjegjësisht, në vetë Bashkimin Evropian, Direktiva numër 88/2003 thotë se “orari mesatar i punës për çdo periudhë shtatëditore, duke përfshirë punën jashtë orarit, nuk duhet të kalojë 48 orë në javë”, theksoi Apasiev.

Apasiev ka bërë edhe një “listë të personave që duhet varur”, ku ka renditur ministrin e transportit dhe lidhjeve Boçvarski, zëvendësministrin Husejini dhe personin e parë të Kuvendit Xhaferi si përgjegjës për tërë projektin.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

radev

Radev: Sa më parë që bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, aq më mirë do të jetë për të gjithë

policija-1-800x445

Arrestohet një shpërndarës i drogës në Ohër

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Paqja në Kosovë, është paqe për Ballkanin Perëndimor

Arrestim_Pranga-780x468-1

Rrahu gruan dhe fëmijën, arrestohet 36-vjeçari nga Gostivari

arben-taravari-1

(VIDEO) Taravari: Do të bëjmë çmos për ta heq 20%

Enti-i-Statistikave

Maqedoni, shqiptarët nuk afrohen dot tek statistikat

samiti-i-berlinit

MPJ: Hyjnë në fuqi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

spasovski

Spasovski: Është rritur efikasiteti në zbulimin e kontrabanduesve të emigrantëve

gjobaa

183 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

INFO

NA NDIQ