Kryetaro i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev, ka thënë mbrëmë në studion e TV24 se bizneset maqedonase blihen me para të zeza të Kosovës.
“Paratë e zeza të Kosovës po ndjekin bizneset maqedonase. Në Maqedoninë Lindore blihen edhe industri lokale, kombinante bujqësore. Por LSDM-ja e lejon këtë, dhe nëse nuk populli maqedonas nuk e dënon në zgjedhje, ne nuk kemi të ardhme, sepse gjithçka do të blihet nga paratë e zeza të Kosovës”, theksoi Apasiev.
Ai shkoi më tej duke akuzuar se mafia e Kosovës pastron para më lehtë në Maqedoni sesa në Kosovë. (INA)