Aplikacioni Grid në Maqedoni, zgjidhje e informimit për të gjithë

0

Para disa ditësh është lëshuar në përdorim aplikacioni për telefona të mençur, Grid.mk. I njejti për këtë kohë të shkurtër është shkarkuar nga 15 mijë përdorues.

Ky aplikacion është punuar në mënyrë moderne dhe të kapshme që mundëson të ndjeken lajmet më të reja dhe aktuale nga më shumë se 200 adresa në gjuhën maqedone, me mundësi që çdo përdorues të krijojë kategori të veten sipas interesave që i ka, si psh: Kaliopi, Xiaomi, KH etj.
Me këtë ndryshim, Grid ju mundëson që të ju ikni lajmeve të rrejshme dhe të kurseni kohë për të kërkuar lajmin nëpër disa ueb faqe.

”Lajmet e mia-Moi vesti” është kategori ku përdoruesi mund t’i ruaj lajmet e dëshiruara dhe të njejtat t’i lexoj më vonë.
Programa e shfaqjeve televizive mund të gjendet në butonin poshtë-në të majtë me përshrime të emisioneve televizive, serialeve dhe koncerteve. Të gjitha këto të ndara nëpër kategori të ndryshme.

Për krijimin e këtij aplikacioni kanë punuar 12 ekspertë për nëntë muaj. Ndërsa ju mundet vetëm ta shkarkoni në Google Playstore ose të regjistroheni që të njejtin ta merrni të parët në versionin iOS.