Aplikacioni i ChatGPT për iOS fiton integrimin e Siri dhe Shortcuts

ina-online
ina-online

9 Qershor, 2023

Pasi u lansua në App Store të Apple tash e disa javë, aplikacioni ChatGPT i OpenAI për IOS fiton disa veçori të reja të pastra, duke përfshirë integrimin më të thellë me Siri dhe Shortcuts.

Për më tepër, aplikacioni tani është i optimizuar edhe për iPad dhe funksionon në ekran të plotë.

Veçoria “Shortcut” ju lejon të krijoni një kërkesë të personalizuar ChatGPT në Shortcuts dhe ta ruani atë. Më pas mund të lidhet me aplikacione të tjera dhe të ekzekutojë një veprim, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Për shembull, mund ta ruani përgjigjen e kërkesës në Notes ose ta dërgoni atë automatikisht përmes një aplikacioni të mesazheve. Ose mund t’i kërkoni Sirit që ta bëjë këtë për ju.

Veçoria “drag-and-drop” e aktivizuar në pajisjet e Apple tani mund të përdoret edhe me aplikacionin e ChatGPT. Thjesht tërhiqni dhe “lëshoni” përgjigjen nga ChatGPT te aplikacionet e tjera. /Telegrafi/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

apple-iphone-15-pro-3

A e dini cili është celulari më i shtrenjtë që Apple ka nxjerrë në treg?

whats-up

WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta telefona

Inteligjenca artificiale AI

Si inteligjenca artificiale lëshon lajme të rreme duke ndryshuar atë që shohim rreth nesh

apple-iphone-15-pro-3

Klientët aspak të kënaqur nga iPhone 15, kjo është arsyeja

loja-counter-strike-game

Më në fund del në treg “Counter Strike 2”

moti-1

Në retë e qiellit ka .. mikroplastikë?!

facebook-meta

Meta prezanton robotët me “personalitet”

iphone-xs-photo-650x358

Shfletuesi Vivaldi vjen në iPhone dhe iPad

PS playstation

Sony me ofertë për blerësit e Play Station 5 – publikon listën e videolojërave falas

INFO

NA NDIQ