Aplikacioni i krijuar nga ndërmarrësi shqiptar, Kristian Kabashi, i nominuar për Best of Swiss Apps Awards

INA
INA

18/10/2023

Numarics, një kompani tashmë e njohur e kontabilitetit, auditimit dhe financave, me zyrat e saj në Cyrih dhe Prishtinë, është nominuar për çmimin prestigjioz zviceran ‘Best of Swiss Apps Awards’.

Ky çmim u jepet aplikacioneve më të mira që zhvillohen dhe përdoren në Zvicër.

Në fakt, Numarics (buchhaltung), aplikacion i bashkëthemeluar nga shqiptari Kristian Kabashi, e ka fituar edhe çmimin ‘Gold’ në kategorinë ‘Enterprise’ në vitin 2021, ndërsa tanimë synohet fitimi i çmimit kryesor, shkruan Albinfo.ch.

Numarics u themelua në vitin 2021 nga Dominique Rey dhe Kristian Kabashi. Me zyra në 9 lokacione në Zvicër dhe 2 zyra në Prishtinë, Numarics po revolucionarizon procesin e kontabilitetit dhe taksave për firmat zvicerane. Dixhitalizimi i procesit të kontabilitetit me automatizim përmes aplikacionit u ndihmon themeluesve të kompanive të fokusohen në punën e tyre, ndërsa kontabiliteti mirëmbahet nga ekipi Numarics.

Numarics ju ofron zgjidhje moderne, por edhe support në kohë reale për të gjitha shërbimet financiare për të cilat ka nevojë kompania juaj.

Nëse ju duhet ndihmë rreth normave të reja dhe shërbimeve të kontabilitetit në përgjithësi, Numarics – Buchhaltung schweiz është produkti i duhur për ju.

Klikoni këtu për ta parë shortlist të çmimit Best of Swiss App Awards për vitin 2023./Albinfo.ch

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Mendenez

“NYPost”: Në dosjen kundër senatorit Bob Menendez përfshihet edhe një biznesmen shqiptar

Karta blu BE

Çfarë duhet të dini për Kartën blu të BE-së

Screenshot_2023-12-01-08-59-16-459_com.facebook.katana-edit

Mbi gjysëm shekulli në Amerikë / Familja Rexhepi kthehet në Çegran për ti shkolluar fëmijët në vendlindje

greqi policia

Ekzekutohet shqiptari në Greqi

mira-murati

Mira Murati mes 25 grave më me ndikim në botë, sipas Financial Times

protesta-londer

Arrestohen disa shqiptarë në Londër, hodhën fishekzjarre kur festuan për Pavarësinë

libra

Thirrja e shqiptarit nga Londra: Duam tekste të mësojmë shqipen (VIDEO)

frank-shkreli

Në Ditën e Pavarësisë Kombëtare, 2023 Dokumenta të Agimit të Lirisë: “Memorandumi i shqiptarëvet që kanë dalur maleve”

valle mergimtar flamuri kuq e zi diaspora

Surprizë e veçantë në Aeroportin e Tiranës/ Turistët e huaj kërcejnë vallet shqiptare në festën kuq e zi

INFO

NA NDIQ