Aplikacioni i postës së Anglisë shet kuponë Bitcoin

Duke filluar nga sot shërbimi postar shtetëror britanik do të ndihmojë këdo që dëshiron të blejë kriptomonedha përmes aplikacionit të saj të verifikimit të identitetit.

Lëvizja vjen menjëherë pasi posta nënshkroi një marrëveshje me bursën e decentralizuar Swarm Markets.

Përdoruesit e aplikacionit EasyID të postës mund të hyjnë në uebsajtin e Swarmit ku edhe blejnë kuponë të cilët mund të këmbehen për kriptomonedha.

Posta është përgjegjëse vetëm për aplikacionin e ID dhe nuk mban komisione për kuponët e shitur e as nuk rekomandon shitjen e kriptomonedhave. Disa politikanë britanikë e kanë kundërshtuar lëvizjen.

Deputetja Laburiste Angela Eagle ka thënë për The Telegraph se posta po ndërmerr përsipër në rrezik të madh duke i dhënë legjitimitet dhe kredibilitet diçka të parregulluar. Reagime pati edhe nga deputetë të Konservatorëve që e quajnë një lëvizje të çuditshme.

Në janar të këtij viti autoritetet financiare britanike paralajmëruan investitorët në kriptomonedha se duhet të jenë të përgatitur dhe rrezikojnë të humbasin investimet e tyre.

Arsyeja e këtij paralajmërimi është luhatja e madhe e çmimit të kriptomonedhave. Bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave Binance u tërhoq nga regjistrimi në Britani pas debutimit nga Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA).