Aplikim për inverterë/ Fillon afati, qytetarë jo të informuar për mënyrën e aplikimit

INA
INA

01/02/2024

Nga sot qytetarët mund të aplikojnë për mbështetjen financiare nga Ministria e Ekonomisë për blerjen dhe instalimin e pajisjeve kondicionerë inverterë me efikasitet të lartë energjetik për në shtëpitë e tyre, me çka mund të kursejnë më tepër. Por jo të gjithë qytetarët janë të informuar për këtë lloj të vauçerit dhe mënyrës se si mund të aplikojnë.

“Nuk e dimë, gjithë natën kam qenë në punë tash kam ardhur nuk kam lidhje”.

“Jo edhe nuk e kuptoj mirë”.

“Vallahi ne nuk dimë asgjë për këtë punë”.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, njoftoi dje se të drejtën e vauçerit për inverterë me të cilët qytetarët do të mund të kursejnë më shumë energji elektrike e kanë personat me të ardhura të ulëta deri në 21 000 denarë, familjet dy anëtarëshe me të ardhura mujore deri në 30 000 denarë dhe familjet me tre anëtarë me të ardhura deri në 35 000 denarë të cilët do të mund të marrin vauçer në vlerë prej 27 000 denarë. Ndërsa familje katër anëtarëshe të cilat kanë të ardhura deri në 40 mijë denarë dhe familjet me pesë dhe më shumë anëtarë që kanë të ardhura të përgjithshme deri në 45 000 denarë do të mund të marrin vauçer për të blerë inverterë në vlerë deri në 30 000 denarë. Mjetet e përgjithshme për realizimin e kësaj programe janë 45 milionë denarë ose 73 mijë euro. Po ashtu të drejtë për marrjen e vauçerit kanë familjet të cilat në tre vitet e fundit nuk kanë përdorur mjete nga asnjë burim tjetër për pajisjet ngrohëse dhe të mos ketë lidhje të ngrohjes qëndrore urbane në ndërtesën ku jeton nga ku do të instalohet pajisja e cila duhet që të jetë e blerë këtë vit. Për të aplikuar për këtë, qytetarët duhet të plotësojnë një kërkesë që mund të merret në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose në faqen e Ministrisë së Ekonomisë, një deklaratë për saktësinë e të dhënave të vërtetuara nga noteri, fotokopje e letërnjoftimit nga të gjithë anëtarët e familjes, si dhe kopje e faturës së fundit të paguar të energjisë elektrike.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

marko-bislimoski-780x470-1

Bislimovski: Temperaturat e larta ditore do të ndikojnë në faturat e ngrohjes

shqiper kosov

Filloi zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që e lidh Kosovën me Shqipërinë

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

pompa-benzines-derivatet-naftes

Lirohet çmim i naftës, shtrenjtohet çmimi i benzinës në Maqedoni

INFO

NA NDIQ