Apple dhe të tjerët mund të përfitojnë nga padia e SHBA kundër Google

Picture of designer@fetishimedia.ch

30/01/2023

Një padi historike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ndaj Alphabet, kompania mëmë e Google mbi dominimin e saj në teknologjinë e reklamimit, mund t’i ndihmojë rivalët dhe faqet e internetit që shesin hapësira reklamuese, por që disa ekspertë për Reuters thanë se kjo e bënë të paqartë të ardhmen për vetë reklamuesit.

Ankesa nga Departamenti i Drejtësisë ndaj Google, e cila u bë gjatë së enjtes, i bëri thirrje kompanisë që të heqë dorë nga Google Ad Manager, një grup mjetesh duke përfshirë një që lejon faqet e internetit të vendosin hapësirë reklamash për shitje dhe një tjetër që shërbeu si një treg reklamash që përputhte automatikisht reklamuesit me botuesit e reklamave.

Nëse padia e Departamentit të Drejtësisë do të ketë sukses, atëherë “reklamuesit dhe botuesit mund të kenë më shumë ndikim me më shumë opsione – dhe rrjedhimisht më shumë konkurrencë”, tha Neil Begley nga Moody’s Investors Service, raporton Reuters.

closevolume_off
Apple Inc, e cila është duke e rritur vazhdimisht biznesin e saj të reklamave dhe duke e promovuar atë si të fokusuar në privatësi, mund të jetë një përfitues nëse reklamat e Google bëhen më pak efektive, tha Brian Mandelbaum, shefi ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave Attain.

Drejtuesit e industrisë së reklamave thonë se biznesi i Google në vendosjen e reklamave në faqet e internetit që nuk zotëron i jep Google informacion të vlefshëm mbi efektivitetin e një reklame.

Apple e ka “aftësinë për të qenë një forcë e re dominuese” në reklamim, për shkak se ata kanë të dhëna të cilat i marrin nëpërmjet telefonave të tyre, shfletuesit të tyre të internetit Safari dhe shpërndarjes të aplikacioneve nëpërmjet App Store, shtoi tutje Attain.Konkurrentët e Google në teknologjinë e reklamimit vazhdimisht po krijojnë produkte të cilat u shërbejnë edhe publikuesve sikurse ueb-faqet e lajmeve, të cilat shesin hapësira reklamuese, e edhe reklamuesve të cilët i blejnë këto hapësira, ashtu sikurse që bën Google momentalisht, deklaroi Paul Bannister, zyrtar i lartë i strategjisë në CafeMedia, e cila u ndihmon publikuesve të vegjël dhe mesatarë që të shesin hapësira reklamuese.

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË