Apple ka njoftuar se do të lejojë klientët e saj nga BE që të shkarkojnë aplikacione pa përdorur AppStore, pasi prodhuesi i iPhone përshtatet me ligjet e reja të Brukselit.
Sipas ndryshimeve, kompania amerikane e teknologjisë do t’u japë përdoruesve të iPhone një zgjedhje të re, duke lejuar përdorimin e sistemeve alternative për Apple Pay dhe App Store.
Gjiganti teknologjik tha se po sjell ndryshime të cilat do të funksionojnë për çdo pronar të iPhone që shkarkon përditësim në sistemin operativ iOS.
“Ndryshimet që po shpallim sot janë në përputhje me kërkesat e Aktit të Tregjeve Dixhitale në Bashkimin Evropian, ndërkohë që ndihmojnë në mbrojtjen e përdoruesve nga kërcënimet e pashmangshme të rritjes së privatësisë dhe sigurisë”, tha ekzekutivi i Apple, Phill Schiller.
Këto ndryshime nga Apple kanë ardhur si shkak i rreziqeve nga viruset e ndryshme, mashtrime, përmbajtje të paligjshme dhe të dëmshme, dhe kërcënime të privatësisë dhe sigurisë.
Gjithashtu, Apple tha se do të vendosë një tarifë bazë prej 0.50 euro për çdo instalim aplikacioni nga ata përdorues që shmangin App Store.
Kjo nuk është hera e parë që një kompani propozon vendosjen e një tarife për instalim. Në shtator të vitit 2023, platforma e video-lojërave Unity, ka tarifuar aplikacionet e lojërave që përdornin teknologjinë e saj.
Ky model edhe pse do të mirëpritet nga disa shërbime, ka të ngjarë të jetë ekonomikisht sfidues për sektorë të tjerë.