Apple mohon pretendimet e rusëve për spiunazh

INA
INA

2 Qershor, 2023

Apple Inc ka mohuar pretendimet e bëra nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) se ka bashkëpunuar me spiunët amerikanë për të vëzhguar përdoruesit rusë të iPhone.

Në një deklaratë, kompania tha se “asnjëherë nuk ka punuar me asnjë qeveri për të futur në ‘dyert e pasme ’ ndonjë produkt të Apple dhe nuk do ta bëjë kurrë”, raporton skynews.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi këtë mbrëmje se kishte zbuluar një operacion spiunazhi amerikan që komprometoi mijëra iPhone duke përdorur softuer të sofistikuar të vëzhgimit.

Kaspersky Lab me bazë në Moskë pretendoi se dhjetëra pajisje të punonjësve të saj ishin komprometuar gjatë operacionit.

FSB shtoi se komploti tregoi “bashkëpunim të ngushtë” midis Apple dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare – agjencia amerikane përgjegjëse për inteligjencën dhe sigurinë kriptografike dhe të komunikimit.

Ndryshe, FSB-ja nuk dha asnjë provë se Apple kishte bashkëpunuar ose kishte dijeni për fushatën e spiunazhit. /Telegrafi/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

google

Google definitivisht ka mbyllur versionin bazë HTML të Gmail që nga janari

Inteligjenca artificiale AI

Rreziqet e AI – Në Spanjë adoleshentët përdorin imazhe të rreme që tregojnë bashkëmoshataret e tyre nudo

amazon-firma-587x396-1

Amazon zgjeron edhe tutje garën e inteligjencës artificiale me marrëveshjen për investim deri në 4 miliardë dollarë në Anthropic

nasa2

NASA po kërkon vullnetarë për të fotografuar eklipsin total diellor të prillit 2024

WHATU

WhatsApp ka një veçori të re të dobishme, të ngjashme me atë të Telegram

telefon kinez

Kina ka prodhuar një telefon celular përmes të cilit mund të parkoni një makinë

femij telefon

Kujdes! Pasojat e paparashikueshme të Teknologjisë

game of thrones

Autori i ‘Game of Thrones’ padit pronarin e ChatGPT OpenAI

3_Main-Apple-iPhone-battery

Ja si mund ta karikoni telefonin 4 herë më shpejt

INFO

NA NDIQ