Apple mund të nxjerrë në treg iPhone të përthyeshëm aq shpejt sa 2020

0

Pasi zyra e Patentave dhe Markave e ShBA publikoi një patentë të Apple për pajisje të përthyeshme, raportohet se dizenjo e re mund të prezantohet për publikun më shpejt nga ç’e prisnim. Sipas burimeve nga Bank of America, gjigandi i teknologjise është duke punuar me partnerët e tij në Azi mbi dizenjon përthyese, realitet i cili mund të jetë i prekshëm brenda 2-3 viteve.

Analistja Wamsi Mohan, pasi është takuar me disa prodhues të Apple në Azi, ka thënë:

“Presim që iPhonat e vjeshtës së ardhshme do të jenë kryesisht të pandryshuar edhe pse ndryshimet në madhësi kanë provuar se janë katalizues në të shkuarën. Të dhënat që kemi mbledhur gjithashtu të çojnë në përfundimin se Apple po punon me prodhuesit e saj mbi telefonin e përthyeshëm (e cila mund të vijë edhe në formën e tabletës) për publikim në 2020.”

Është spekuluar se pajisjet e përthyeshme janë hapi tjetër në dizenjon e smartphone, teksa Lenovo dhe Samsung kanë shfaqur interes mbi pajisje të ngjashme. “Duke marrë parasysh se një sasi e konsiderueshme e iPhone dhe elektronikeve të tjera prodhohet në Kinë, është shumë e rëndësishme se si do të zhvillohet linja e prodhimit me këto detaje të reja, të cilat do ti ndryshojnë rregullat e lojës përgjithnë.

Çfarë mendimi keni për smartphone të përthyeshëm? /Sovrani/