Apple paralajmëron përdoruesit: Mos e thani kurrë telefonin në oriz

INA
INA

23/02/2024

Gjëja e parë që na shkon në mendje kur telefoni na bie në shi është ta futim në oriz, për të ndihmuar në thithjen e lagështirës. Megjithatë, ekspertët kanë këshilluar kundër kësaj metode për vite me radhë, raportoi The Guardian.

Në fakt, Apple i ka paralajmëruar zyrtarisht përdoruesit e saj që të mos e përdorin këtë teknikë.

“Mos e vendosni iPhone-in tuaj në një qese me oriz. Kjo mund të bëjë që grimcat e vogla të orizit të dëmtojnë iPhone-in tuaj”, thotë kompania në një shënim të fundit të zbuluar nga Macworld.

Është interesante të theksohet se origjina e këtij truku ka nisur me lindjen e fotografisë, ku fotografët përdorën orizin për të mirëmbajtur kamerat e tyre. Megjithatë, kjo metodë nuk është e përshtatshme për telefonat inteligjentë të ditëve moderne dhe madje mund të shkaktojë dëme të mëtejshme në pajisje, pasi testimi ka sugjeruar që orizi i papjekur nuk është efektiv në tharjen e pajisjes.

Pra, çfarë duhet të bëni nëse telefoni juaj laget?

Apple ofron udhëzime për përdoruesit që marrin një alarm lagështie kur përpiqen të karikojnë telefonat e tyre. Së pari, shkëputni kabllon e karikimit. Më pas trokitni telefonin butësisht me dorë te vendi i karikimit. Lëreni të thahet për të paktën gjysmë ore dhe më pas – nëse telefoni dhe kablloja janë “të thata plotësisht” – provoni ta karikoni sërish pajisjen.

Nëse kjo përpjekje dështon, provoni përsëri një ditë më vonë.

“Mos e thani iPhone tuaj duke përdorur një burim të jashtëm nxehtësie ose ajër të kompresuar. Mos futni një objekt të huaj, të tillë si një shtupë pambuku ose një peshqir letre, në vendin e karikimit”, -paralajmëron Apple.

Nëse iPhone juaj nuk funksionon fare, fikeni menjëherë dhe mos shtypni asnjë buton. Thajeni me një peshqir dhe vendoseni në një enë hermetike me pako silice nëse keni. Lëreni derisa të thahet dhe më pas karikojeni.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Elon Musk X twitter

Ndryshimet në platformën X të Elon Musk, përdoruesve nuk do t’u jepet ky opsion

whatsapp-1100x620-1-600x360-1

WhatsApp njofton për uljen e kufirit të moshës së përdoruesve në disa vende

sam altman

Sam Altman prezanton ChatGPT Enterprise te kompanitë e tjera të mëdha

google

Google së shpejti prezanton telefonin e ri Pixel 8A

viber

Viber prezanton funksionin e ri me Al

iphone- telefon mobil

Pretendimi se përditësimi më i fundit i iOS i bën pajisjet të papërdorshme, ka një zgjidhje për këtë problem

tik tok

TikTok me shërbimin e ri kërcënon Instagramin

meta-logo-1

​Meta prezanton çipin e ri të trajnimit për inteligjencën artificiale

spacex-leshon-me-sukses-raketen-falcon-heavy_5cb0dafb5e977

Sa i ‘rrezikon’ Starlink kompanitë shqiptare të internetit?

INFO

NA NDIQ