Arabia Saudite e kishte refuzuar kërkesën e Messit

Picture of Ina Online
Ina Online

31/10/2025

Lionel Messi kishte kërkuar të luante përkohësisht në Saudi Pro League, por kërkesa e tij ishte refuzuar nga autoritetet saudite, ka thënë një zyrtar i lartë sportiv në Arabinë Saudite.“Gjatë Botërorit të Klubeve të fundit, ekipi i Messit më kontaktoi dhe ofroi që ai të vinte të luante në Arabinë Saudite, pasi kampionati amerikan (MLS) do të ndërpritet për gati katër muaj”, ka thënë Abdullah Hammad, drejtor ekzekutiv i Mahd Sports Academy, në një intervistë për platformën saudite Thmanyah.

Sipas tij, qëllimi i Messit ishte të qëndronte në formë dhe të përgatitej për Kampionat Botëror 2026. “Ngjashëm kishte vepruar edhe David Beckham kur në vitin 2010 u huazua nga Los Angeles Galaxy te AC Milan për të ruajtur ritmin e lojës”, ka shtuar Hammad.Messi, fitues i tetëfishtë i Topit të Artë, i ishte bashkuar Inter Miami në vitin 2023, pas dy sezonesh te Paris Saint-Germain dhe një karriere të gjatë te Barcelona.
Hammad ka theksuar se ofertën ia kishte përcjellë ministrit të Sportit, por ajo është refuzuar. “Ministri tha qartë se liga saudite nuk do të shërbejë si platformë për përgatitje për turne të tjerë”, është shprehur ai.Kur u pyet nëse Arabia Saudite e kishte refuzuar Messin, ai është përgjigjur shkurt: “Po, është e vërtetë.”
Pas transferimit të Cristiano Ronaldo te Al-Nassr në fund të vitit 2022, futbolli saudit ka tërhequr yje të mëdhenj si Neymar dhe Karim Benzema, ndërsa vendi tashmë është përzgjedhur si nikoqir i Kupës së Botës 2034.

TË FUNDIT

Gjykimi për zjarrin në Koçan, provë për gjyqësorin dhe besimin në drejtësi

ASH e Selës largohet nga AKI: Do të veproj si parti autonome

Xhaka fishkëllohet në “Fadil Vokrri”, kapet keq me kreun e “Dardanëve”

E pabesueshme, një banor lë shtëpinë e Big Brother pas vetëm një nate të kaluar

Leonora opinioniste në Big Brother Vip Kosova, vjen reagimi i Arbana Osmanit

Zyrtarizohen katër kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në fazën e ‘play-off’-it

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË