Anësori i Barcelonës, Raphinha ka tërhequr vëmendjen e një klubi shumë të fortë nga Arabia Saudite.
Madje, ai klub ka vendosur të shpenzojë deri në 100 milionë euro për shërbimet e sulmuesit brazilian.
Mirëpo, kjo nuk është hera e vetme që ka pasur interesim për Raphinhan nga Lindja e Mesme, megjithatë ai i ka refuzuar, duke potencuar se është i lumtur në Barcelonë, shkruan “Gazeta Express”.
Raphinha i ishte bashkuar klubit katalunas në verën e vitit 2022 nga Leeds për shumën e 58 milionë eurove.
Raphinha gjatë këtij sezoni që lamë pas ka shënuar 10 gola e ka dhuruar 13 asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.
Ndërkohë, Barcelona përfundoi sezonin si e dyta në tabelë me 82 pikë.
Fondi Publik i Investimeve në Arabinë Saudite deri më tash ka investuar mbi 1 miliardë, duke blerë lojtarë nga e gjithë Evropa. /GazetaExpress/